Problemet mes Jose Mourinhos dhe Paul Pogba kanë kaluar oqeanin Atlantik dhe kanë pushtuar SHBA.

Sipas revistës “Sports Illustrated”, raportet mes futbollistit dhe trajnerit të “Djajve të Kuq”, janë ftohur ndjeshëm në javët e fundit dhe mesfushori francez po e mendon seriozisht largimin nga Manchester United në fund të sezonit.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se nga Manchester United po largohen të gjithë futbollistët që kanë si agjent Mino Raiolan. Ibrahimovic mendohet se në muajt e verës do të pranojë kalimin në Major League Soccer te Los Angeles Galaxy, Mkhitaryan sapo i dha lamtumirën Djajve të Kuq për të t’u transferuar në Londër te Arsenali dhe tani Pogba që po sheh të shkatërrohet raporti me Mourinhon dhe të mendosh se francezi ishte i vetmi nga skuadra Raiola që gjente vend në formacionin bazë të teknikut luzitan.

Top Channel