Foto LSA

Konferenca e Kryetarëve vendosi 15 marsin për zhvillimin e 9 orëve debat parlamentar me kryeministrin për skemën e re të ndihmës ekonomike, prej të cilës janë përjashtuar shumë familje.

Por se si do të jetë ajo seancë u paralajmërua që këtë të enjte nga vetë Lulzim Basha dhe Edi Rama.

“Po refuzon të tregojë se çfarë sistemi pikëzimi zgjodhën këta për të përjashtuar mijëra familje nga e vetmja e ardhur me të cilën mbajnë frymën gjallë”, tha Basha.

“Nga ky sistem pikëzimi i miratuar prej qeverisë së Sali Ram Berishës ne kemi hequr, televizorin me ngjyra, frigoriferin dhe bolierën”, tha Rama.

 

Seanca u tensionua kur Rama në vazhdim të replikës me Bashën, akuzoi opozitën se gëzon për fatkeqësinë e njerëzve.

“Kur zuzarët kanë zgjedhje shkojnë dhe i blejnë me thesin e miellit, me 50 mijë lekshin e Habilajt, Balilajt, Saimir Tahirit e të Edi Ramës, por menjëherë pas zgjedhjeve i braktisin në mjerimin e tyre”, u shpreh Basha.

“Ne nuk krahasohemi me kohën e zogut po përballë zogjve të kjohës që jeni ju dhe fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët duke kërkuar llogari prej nesh. Subvencioni juaj për energjniinë, ujin librat e kështu me radhë ishte minimal”, tha Rama.

E ndërsa Basha doli nga salla, kryeministri lëshoi dhe një mesazh pë të papunët që u drejtohen zyrave të shtetit.

“Kujt i ofrohet një punë dhe refuzon ta marrë atë punë, nuk meriton asnjë cent”, tha Rama.

Më herët kreu i Partisë Demokratike ju bashkua dhe dy protestave para Parlamentit të punonjësve të by pass-it të Fierit dhe Vlorës që kanë 2 vite pa marrë pagat dhe të një proteste simbolike ish-të përndjekurish politik.

 

 

 

Top Channel