Në kërkim të rrugës, banorët e Shtojit: 20 vjet pa infrastrukturë

22/02/2018 12:07

Një nga fshatrat më të popolluara të Shkodrës, Shtoji, vetëm 3 km larg qytetit, prej më shumë se 20 vitesh vuan mungesën e infrastrukturës.

Rruga kryesore e një prej lagjeve më të mëdha të fshatit dhe siç shihet nga pamjet amortizimi i saj e bën tepër të vështirë kalimin e automjeteve.

Banorët shprehen të revoltuar se askush nuk kujtohet që ky fshat është pa rrugë pavarësisht se sa herë ka fushata elektorale premtohet ndërtimi i saj.

Problemet e rrugës shtohen në një ditë me reshje ndërkohë që ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare për asfaltimin e rrugës.

Top Channel