16:09
Zhduket 22-vjeçarja, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e nënës së dy fëmijëve
Nëna e dy fëmijëve është larguar nga shtëpia e saj, ndërsa familjarët e kanë shpallur në kërkim. Sidorela Ramaj, e martuar me dy fëmijë, mësohet se ka shkuar rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm në dyqanin e fshatit Zhupan të Fierit, aty ku edhe banonte, për të blerë bukë dhe ushqime, dhe nuk është kthyer më në shtëpi.