Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

BOTËRORI, NË FUSHË SPANJA E PORTUGALIA
Pas fitores së Rusisë në ndeshjen hapëse, Botërori do të ketë sot 2 ndeshje, nisur me Egjipt-Uruguaj, Marok-Iran dhe në mbrëmje Spanjë-Portugali

GOLOVIN, YLLI I PARË QË SHKËLQEN NË RUSI
Aleksandër Golovin është ylli i parë që ka filluar të shkëlqejë në Rusi. Një gol dhe dy asist në ndeshjen hapëse dhe menjëherë ka hyrë në radarët e Juves: Është nder për mua – tha futbollisti


POLEMIKAT PËR GJESTIN E ROBBIE WILLIMAS

Gjesti i Robbie Williams gjatë performancës në ceremoninë hapjes ka ngritur polemikat e para. Shumë kritikë thonë se e ka bërë pas akuzave në Britani se është shitur te Rusët


RONALDO, MË I NDJEKUR NË RRJETET SOCIALE

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i ndjekur në rrjetet sociale. Pas tij është Neymar, ndërkohë që Dybala është më i ndjekur se Lionel Messi

LOPETEGUI HARRON SPANJËN, PREZANTOHET TE REALI
Julen Lopegeui ka bërë prezantimin si trajner i Real Madrid, një ditë pasi u shkaktua nga Spanja: dje ishte dita më e keqe pas vdekjes së nënës, sot është dita më e bukur për mua

Top Channel