Pas protestave masive në Beograd, Vuçiç njofton dorëheqjen brenda muajsh, SNS pritet të zbulojë platformën zgjedhore
Autoritetet në Serbia thanë se janë vënë në kërkim të gazetarit, Stefan Cvetkoviç nga Bela Crkva, i cili është zhdukur që nga mbrëmja e së mërkurës.
Gazetari Cvetkoviç, ishte i njohur për hulumtimin e shumë aferave, përfshirë edhe vrasjen e politikanit lokal serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.
Policia tha se makina e tij është gjetur me derën e hapur e drita të ndezura.
Autoritetet thanë se kanë dërguar helikopterë, trupa shtesë të xhandarmërisë dhe njësitë e zhytësve për të kërkuar gazetarin e zhdukur.
Disa herë gjatë viteve të fundit, ai është ankuar për kërcënime lidhur me hulumtimet e tij.
Në muajin shkurt në Beograd ai organizoi një konferencë me gazetarë në të cilën publikoi fotografitë e personave, që sipas tij, ishin të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, ndërsa pohoi se atentati ndaj tij ishte paguar me 40 mijë euro.
Oliver Ivanoviç u vra në rrethana të paqarta më 16 janar.
Top Channel