Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

EGJIPTI PA SALAH, THYHET NË FUND
Uruguaji ka marrë një fitore të vonuar 1-0 me Egjiptin, me golin e shënuar nga Himenez në minutën e 89. Egjipti nuk pati në fushë Salah, të rikuperuar, I cili sot feston 26 vjetorin e lindjes

IZRAELI, MESAZH URIMI PËR IRANIN
Izraeli nëpërmjet ministrit të Jashtëm ka uruar Iranin për debutimin në kampionatin Botëror në përballjen me Marokun. Twitteri i ministrit është shoqëruar edhe me një foto të skuadrës iraniane.

PËRFUNDON AGJERIMI PËR FUTBOLLISTËT
Dita e dytë e Botërorit ka rastisur edhe me ditën e parë pas agjërimit njëmujor të myslimanëve. Në këtë Botëror ishin 7 skuadra,futbollistët e të cilëve agjëronin.

BOTËRORI KËRCËNOHET NGA ISIS
Rusia ka marrë kërcënimin e parë. ISIS me një videomesazh shkruan: Vetëm prisni! Reagim i menjëhershëm i Putin: Do të hakmerremi!

ISLANDEZËT IRONIKË PARA ARGJENTINËS
Trajneri dhe kapiteni i Islandës janë shfaqur shumë entuziastë dhe ironikë përpara ndeshjes me Argjentinën: Ndeshja më e rëndësishme e historisë, por nuk kemi frikë.

TRASHËGIMIA E TIFOZIT BRAZILIAN
Clovis Fernandes e ndoqi Brazilin për 7 botërorë me radhë, por pak kohë më parë ai ndërroi jetë. Imazhin e tij në këtë Botëror do ta sjellin dy djemtë e tij, Frank dhe Gustavo.

Top Channel