Për të 18 vit me radhë “Miqtë e Malit” është festa e cila synon të promovojë zonën turistike të Gjinarit në Elbasan.

Aktiviteti kryesor ishte panairi me prodhimet tradicionale të zonës, por edhe punime artizanale dhe karakteristike të shpatit.

Për banorët, organizimi i të tilla eventeve ndihmon në promovimin, jo vetëm të zonës, por edhe të produkteve të tyre dhe ndihmon në zhvillimin e shpatit.

“Problem është tregu. Është shumë i paktë. Zona ka nevojë për më tepër infrastrukturë”, thonë banorët.

Ashtu si çdo vit, festa synon që të tërheqë të gjitha moshat duke ndërthurur muzikë, sporte të ndryshme, piknik në natyrë, por edhe kamping me çadra.

Gjinari është një nga zonat më të bukura të Elbasanit, e cila është përfshirë në projektin “100 fshatrat”. Banorët shpresojnë që ky projekt do të sjellë investime në mënyrë që zona të mos braktiset më tej, por të zhvillohet.

Top Channel