Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

TOP CHANNEL URON GËZUAR FITËR BAJRAMIN
Qindra besimtarë në mbarë vendin festojnë sot Fitër Bajramin. Të shumtë ishin ata që u falën në bulevardin kryesor të Tiranës ku myftiu Ylli Gurra dha mesazhe vëllazërie.

BAJRAMI EDHE NË KOSOVË
Festa e Bajramit u festua edhe në Kosovë. Nga Prishtina, myftiu Naim Tërnava ia kushtoi mesazhin e tij të rastit kontributit të hoxhallarëve për fenë dhe Atdheun.

POLICIA GJEN IKONAT E VJEDHURA: NË PRANGA 2 VETË
25 ikona kishtare dhe 37 monedha metalike, të dyshuara si të vjedhura në Greqi, janë sekuestruar nga policia e Korçës dhe në pranga përfunduan Beni Kosturi, 49 vjeç dhe Nerald Karollarin, 30 vjeç.

MERKEL PËRBALLË SFIDËS PËR EMIGRANTËT
Në Gjermani, emigracioni është kthyer në provën e zjarrit për kancelaren Merkel. Koalicioni i vështirë qeveritar është në telashe për shkak të një plani për kthimin e njerëzve prapa që në kufi.

DHJETËRA FËMIJË NË AUDICIONET E “THE VOICE”
Audicionet prë The Voice kids u ndalë këtë herë në Korçë dhe anëtarët e produksionit thanë se kanë zbuluar zëra shumë të mirë aty. Takimi i radhës do jetë më 17 Qershor, në Vlorë.

Top Channel