Në aktivitetin me bazë filantropie të zhvilluar në Frankfurt të Gjermanisë nga çifti Rolando dhe Tereza Lekaj, fondacioni shqiptar jofitimprurës “Ti je një luledielli” mori mbështetjen për t’u prezantuar në një fushatë globale në fillim të vitit 2019.
680 studentë të Universitetit Europian të Tiranës përfunduan ditën e djeshme ciklin e studimeve, ku u shpërblyen me marrjen e diplomës në një ceremoni jubilare. Në 10 vite në UET janë diplomuar 9256 studentë.
Kur flasim për mjekët që duan të ikin në Gjermani, faktet janë kokëfortë. Shqipërisë nuk po i ikin vetëm mjekët dhe infermierët profesionistë, siç raporton Shoqata e Infermierëve, por edhe kandidatët e shkëlqyer për mjekë. Ata me mesatare 9,8.
24 orët e fundit, pika e Kalimit Kufitar në Morinë të Kukësit, që lidh Shqipërinë me Kosovën, është përballur me fluks të lartë hyrjesh, jo vetëm nga shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi, por edhe nga turistët e huaj.
Më shumë se 1000 efektivë policie nga Tirana por edhe qytete të tjera, janë transferuar përkohësisht në zonat bregdetare të vendit me qëllim forcimin e masave të sigurisë gjatë sezonit turistik.
Partia Demokratike publikoi një tjetër dokument në kuadër të akuzave kundër kryeministrit Rama dhe kryebashkakut Veliaj për çështjen e teatrit. Më 12 prill 2017 në kulmin e krizës politike parazgjedhore qeveria zvogëloi Qendrën Historike të kryeqytetit, duke hequr prej hartës së mbrojtur edhe zonën e Teatrit Kombëtar.
Edlir Vokolopa nga Qendra e Studimeve Urbane thotë se vlerësimi që i parapriu hartimit të projekteve të menaxhimit të mbetjeve për dy qarqe është shqetësues pasi evidentoi një gjendje të rënduar të ndotjes. Draft-projekti për qarkun e Gjirokastrës, një iniciativë e mbështetur nga BE , synon rehabilitimin fillimisht të vend-grumbullimeve aktuale e më pas trajtimin e diferencuar të mbetjeve.
Një pamje e tillë nuk të le të mendosh se në Shqipëri ka moratorium pyjesh, tashmë prej dy vitesh. Në Dardhë të Librazhdit ka kompani të licensuara për prerje pyjesh.
Që të hapen negociatat, Shqipërisë nuk i duhet vetëm të vazhdojë ritmin aktual të reformave, por edhe të mbylle rrugën e re të emigracionit ilegal drejt bllokut europian.
“Froni i Shpatave”, seriali që transmetohet dhe në Top Channel është i nominuar 22 herë për çmimet Emmy.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhej sot në Vlorë për të folur për sigurinë dhe kriminalitetin. Këtë vit do të zerohet kultivimi i kanabisit, tha ai.
Në faqen e saj në rrjetin social Facebook, Ministria e Brendshme ka postuar disa këshilla për qytetarët kur largohen me pushime.
Rei Nelaj u arrestua gjatë një kontrolli të policisë në një lokal në qytetin e Kurbinit, pasi kishte me vete armë zjarri. Por në çantë iu gjetën municione të tjera dhe drogë.
Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
Liqenit Artificial të Tiranës po i shtohen dita-ditës pistat e reja të vrapit dhe korsitë e biçikletave. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punën për rigjallërimin e mëtejshëm të parkut dhe theksoi rëndësinë e vijimit të transformimit që po pëson çdo ditë qyteti i Tiranës.
Banorët e fshatrave Dushaj, Koçaj, Kodra e Danit, Qiraj dhe Kokërdhak të Fushë Bulqizës, kanë vijuar protestën për mbrojtjen e pyjeve.
Për Tërmet Peçin, kryebashkiakun e Tepelenës kjo është një tjetër ditë e shënuar.
Teksa në shtetin fqinj, Itali po paralajmërohet ardhja e të nxehtit përvëlues ku temperaturat do të shkojnë në 39 gradë Celsius, në Shqipëri nuk ka vend për panik.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrollet për tregtimin e qumështit në rrugë.
Partia Demokratike përmes deputetit Gent Strazimiri sjell sërish në vëmendje raportin e antidrogës italiane, ku shprehet se ka fakte dhe shifra që rrëzojnë ministrinë e Xhafajve për eksportin e drogës në Itali.
Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.
Kalimi i Maurizo Sarrit te Chelsea ka qenë një nga “telenovelat” më të gjata të kësaj merkatoje verore, që gjithsesi është mbyllur përfundimisht paraditen e sotme.
Çiftet që përpiqen të bëjnë fëmijë duhet të dinë që mëngjeset e verës duhet të mendojnë për ngjizjen para orës 07.30 thotë një studim i ri.
Kevin Anderson është finalisti i parë i turneut të Wimbledon. tenisti afrikano-jugor bëri një tjetër ndeshje maratonë këtë radhë ndaj amerikanit John Isner të cilin e mundi 3-2 pas 6 orë e 36 minutash lojë.
Stan Dragoti, regjizori i njohur shqiptaro-amerikan, që dikur la botën e filmave për të ndryshuar imazhin e New York-ut, vdiq dje, në California, SHBA, në moshën 86-vjeçare.
Kampionati Botëror po i drejtohet fundit të tij, që do të kulmojë me finalen e madhe të Moskës, në program për t’u luajtur nesër në orën 17:00, në stadiumin “Luzhniki”, ku Franca dhe Kroacia do të diskutojnë trofeun më të rëndësishëm të globit.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se DASH ka paralajmëruar pastrimin masiv të parave dhe për këtë sipas tij kullat në Tiranë janë provë e qartë dhe e rëndë e inkriminimit të qeverisë.
Aleksei Orlov caktohet komandant i forcave ruse në luftën kundër perandorisë otomane. Vëllezërit Orlov i ngrenë pusi togerit Potemkin. Dashuria e Katerinës për Grigorin vyshket bashkë me shëndetin e tij, ndërkohë që ajo njihet për të parën herë si Katerina e Madhe.
Një punonjës i policisë rrugore ka rënë në pranga për korrupsion, pas denoncimit të vetë qytetarit në numrin e gjelbër të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Tiranë.
Italia nuk do të ratifikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë mes BE dhe Kanadasë, një premtim nga qeveria italiane që në vë në rrezik serioz paktin.
Më shumë se 12 000 oficerë policie dhe 1 600 ushtarë do të mobilizohen në Paris gjatë fundjavës, ndërsa turma të mëdha do të mblidhen për të parë finalen e kupës së botës mes Francës dhe Kroacisë, menjëherë pas paradës ushtarake dhe festimeve të ditës së Bastijës.
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga katër persona në sajë të operacionit të koduar “Wrong Way” për dhënie ndihme të kalimit të paligjshëm të kufirit.
E shtuna, vijon me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit por sërisht pasditja do të zhvillojë vranësira lokale në ekstremet Veri – Juglindje ndrësa mundësia për shira paraqitet e pakët.
Mërkuri në shenjën tuaj sjell gëzim dhe humor të mirë. Mos qendro i mbyllur në shtëpidhe lëri miqtë të të çojnë në eksperienca të pazakont dhe zbavitëse.
Mbretëresha Elizabetë ka mirëpritur Presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë në Kështjellën Uindsor.
Një juri federale ngriti të premten akuza ndaj 12 oficerëve të shërbimeve ushtarake ruse të zbulimit, për ndërhyrje në vitin 2016 në rrjetin kompjuterik të kandidates demokrate për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton dhe Partisë Demokratike.
Botërori i futbollit po i shërben emisarëve të shumë ekipeve europiane për të gjetur elementë cilësorë në merkato, që deri më tani nuk ishin vënë plotësisht në dukje dhe kanë spikatur jo pak talente që të paktën kanë dyfishuar çmimin e tyre në treg. Xhordan Pikford është nga ata që ka fituar më shumë admirues mes ekipeve që duan një portier të ri.
Pasditen e së premtes, në rrugën ”Gjergj Kastrioti’ të qytetit të Vlorës, ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një fëmije 3-vjeçar.
Përdoruesit e Instagramit në të gjithë botën kanë pasur vështirësi në postimin e fotove apo atyre që quhen “Story”. Mbrëmjen e së premtes, në aplikacion dilte fraza “Couldn’t refresh feed”.
Ilir Daja u prezantua si trajneri i ri i skuadrës së Flamurtarit, një aventurë e cila pason largimin nga Skënderbeu, ku tekniku fitoi titullin që tashmë synon ta sjellë në Vlorë.
Kevin Anderson është finalisti i parë i Wimbledon. Afrikano-jugori mundi amerikanin John Isner në ndeshjen e katërt më të gjatë në historinë e tenisit.
Rozi më në fund e mëson se ku ndodhet i biri, por nuk e priste që ai të mos ishte më i aftë ta njihte. Ajo largohet menjëherë nga Liguria, duke lënë pas identitetin e rremë. Por Luka ka ndjekur çdo gjurmë të sajën dhe I shkon pas, gati të bëjë gjithçka për t’u hakmarrë për vdekjen e shokut të tij të ngushtë. Rozi zbulon jetën e re të djalit të saj, Leonardos, dhe e vetmja mënyrë që t’i afrohet është t’i kërkojë ndihmë një miku të vjetër nga Sicilia.
Sezoni i plazhit ka nisur në vend, por problematikat më të mëdha mbeten mungesa e hapësirave publike si dhe moszbatimi i VKM nr. 358, e cila përcakton qartë dispozitat që stacionet e plazhit duhet të përmbushin.
Procedurat ligjore në Gjermani po vonojnë prej 2 muajsh ekstradimin drejt Shqipërisë të Arbër Çekajt, porositësit të kontenierit me banane nga Kolumbia, ku u kapën 613 kg kokainë.
Ndotja e ajrit po ndikon në plakjen e parakohshme të shqiptarëve.
Suadi është një prej vrojtuesve që kanë nisur punë në 7 kullat e vrojtimit që ndodhen në një gjatësi prej 1.5 km, në Shëngjin.
Donald Trump tha se lidhja mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është në nivelin më të lartë dhe shumë speciale, vetëm pak orë pasi deklaroi për mediat se plani i Theresa May për Brexit do të vrasë mundësinë për marrëveshje tregtare mes dy vendeve.
Tifozët e Francës dhe Kroacisë janë në dilemë se cila humbje e Argjentinës i ka djegur më shumë arbitrit Nestor Pitana.
Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit për ish-kryebashkiakun e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, duke e quajtur “një provë të qartë se Edi Rama nuk e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit dhe po tallet me atë proces jetik për vendin”.
N’Golo Kanté ka qenë një nga futbollistët më të mirë të Botërorit. Mesfushori i Francës nuk bën një lojë spektakolare, as nuk shënon gola, por bën “punën e pistë” të “Gjelave”.
Anglia humbi mundësinë për të arritur në finale e Botërorit pasi u mund në shtesë 2-1 nga Kroacia, por ata kanë ende edhe një ndeshje para se të largohen nga Rusia.
Botërori i ardhshëm i futbollit do të luhet në Katar, nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor 2022.
Një aksident i rëndë me motor i ka marrë jetën një 45-vjeçari në qytetin e Belshit ditën e sotme.
Tirana po përgatitet për t’u rikthyer denjësisht në elitën e futbollit shqiptar dhe prej kohësh drejtuesit bardheblu i kanë hedhur sytë nga kontinenti i Afrikës nga është zyrtarizuar një tjetër blerje.
Presidenti i Kosovës ka komentuar largimin e pjesëtarëve të komunitetit serb nga radhët e FSK, duke thënë se asnjë organizim anti-ushtri i Kosovës, i motivuar me agjendë të qartë nga Beogradi, nuk do të mund ta frenojë të ardhmen euroatlantike të Kosovës, themelimin e Kosovës dhe multietnicitetin e kësaj force.
Konsumimi i një portokalli në ditë mund të mbajë larg problemet e syve.
Të dielën në “Luzhniki Stadium” të Moskës do të luhet finalja mes Francës dhe Kroacisë. Përpara sfidës do të mbahet një ceremoni, ku do të interpretohet “live” kënga zyrtare e Botërorit nga Era Istrefi, Niki Xhem dhe Will Smith.
Ende pa mbyllur një vit kalendarik, Peter Pacult është larguar nga drejtimi i skuadrës së Kukësit.
Ilia Terpini, një nga personazhet e rëndësishëm të historisë se kamerës e fotografisë shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Tani që ekspozita e parë retrospektivë e Edi Hilës në Galerinë Kombëtare të Arteve, ka ardhur në ditët e fundit e publiku ka marrë perceptimet dhe mesazhet nëpërmjet pikturës së tij, piktori ishte në një bashkëbisedim me studiuesen Eleni Laperi mbi veprimtarinë e tij artistike gjatë dy kohëve.
Dosja e tjetërsimit të 58 hektarëve tokë në bregdetin e Spillesë shkon drejt gjykimit.
Së bashku me avokaten, gjyqtari i lartë Tom Ndreca hyri besimplotë për procesin e vetting-ut.
Një grup xhirimi i Top Channel është sulmuar nga disa persona në Bajram Curr teksa ishte duke kryer filmime dhe po grumbullonte materiale mbi ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Valbonë nga firma “Gener 2”, e cila nuk e ka pezulluar aktivitetin edhe pse ka një vendim gjykate për ndërprerjen e tyre.
Partia Demokratike doli me një përllogaritje para medias, sesa parashikohet të fitohet minimalisht nga ndërtimi i një kulle në zonën ku Qeveria dhe Bashkia kanë planifikuar shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu.
“Europa do të ngrihet kundër përpjekjeve të Donald Trumpit për të ‘destabilizuar’ Bashkimin Europian dhe për të penguar bashkëpunimin ndërkombëtar”, deklaroi ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian.
Pak pasi e sulmoi hapur kryeministren britanike, Theresa May, me deklaratën se Britania e Madhe mund të mos përfitojë një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara nëse planet e saj për “Brexit”-in vazhdojnë, Trump deklaroi se ka një marrëdhënie shumë të fortë me të.
E kuqja është ngjyra e energjisë: ajo është sinonim me zjarrin dhe sfidën, energjinë dhe pasionin.
Elvis Rroshi do të vazhdojë t’i shërbejë publikut, por jo si kryetar bashkie, por me punë në interes publik.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar datat e seancave publike dëgjimore për disa emra të tjerë të drejtësisë shqiptare.
Me anë të një deklarate, Ministria e Brendshme ka reaguar mbi raportin e Antidrogës italiane për vitin 2017, duke i vlerësuar si spekulime apo keqinterpretime, deklaratat e opozitës.
Çajup Selimi, pronar i një biznesi në Tepelenë është paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, pasi është goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit të Tepelenës mbrëmjen e djeshme.
Të dielën do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë. Ky është një fakt që vë edhe më shumë në dukje dominimin e futbollit europian.
Plazhi pranë shëtitores në Vlorë i përket njërit prej 3 subjekteve të cilëve iu pezullua aktiviteti në bregdet për shkak të mungesës së vrojtuesve.
Kalaja e Mborjes në Korçë po shkon drejt degradimit dhe harresës. Vetëm pak kilometra larg qytetit ky monument kulture mbetet peng i infrastrukturës së munguar.
Pas thuajse një viti nga vrasja makabre në kryeqytet të ish-bashkëshortes së tij, me profesion gjyqtare, vrasësi ka dalë këtë të premte para gjykatësve të Krimeve të Rënda në Tiranë.
Ish-deputeti dhe diplomati i shquar shqiptar, Bashkim Zeneli është dekoruar ditën e sotme me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Ilir Meta.
Nga Brukseli, Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk.
Batutat dhe humori argëtuan qytetarët e Lushnjes mbrëmjen e së enjtes. Turneu “Verë dhe portokalle” i trupës së “Portokallisë” e kishte ndalesën e radhës në këtë qytet, duke sjellë humor të personalizuar me batuta nga Lushnja.
Më shumë se 7.890 tonë mbetje depozitohen çdo vit në bregun e lumit Devoll, pranë Kuçovës. Sipërfaqja që shfrytëzohet si vendgrumbullim mbetjesh që në vitin 1988 nuk përballon më ndryshimet demografike.
Rike Roçi tërhoqi të gjithë vëmendjen në Europianin e vitit 2016, kur në fushë luanin kuqezinjtë tanë, ndërsa në tribunat franceze “luante” bukuroshja shqiptare!
Gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen në Rrugën e Kavajës për shtimin e korsive të dedikuara për biçikletat, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se një nga arsyet pse teatri po sulmohet kaq shumë, lidhet me shembujt e deritanishëm, ku çdo projekt i nisur nga qeveria dhe bashkia është kurorëzuar me sukses.
Kryeministri grek Alexis Tsipras deklaroi se dy çështjet e mbetura mes Athinës dhe Tiranës, ajo e ligjit të luftës dhe kufijve, janë shumë pranë gjetjes së një zgjidhjeje, duke u fokusuar te këto dy tema edhe pse në diskutim është gjithashtu edhe ajo e Zonës Ekskluzive Ekonomike.
Nja sasi rreth 1 ton mish është bllokuar nga AKU në një aktivitet të paligjshëm në qytetin e Pogradecit.
Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në lagjen 6 të qytetit të Korçës.
Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tepelenës pasi ka tentuar të qëllojë me thikë një person.
E ftuar në “Top Arena” në Top Channel, Bora Zemani, bukuroshja, e cila prej disa vitesh është pjesë e “Digitalb”, përveçse foli për futbollin dhe Botërorin, iu përgjigj shkurt disa pyetje të Manushit mbi jetën e saj personale, por dhe karrierën e saj.
Një javë përpara se të mbërrijë në Tiranë, bashkë me ekipin e tij, për të vënë në jetë zbatimin e reformave të kërkuara nga BE-ja për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm, Komisioneri Johannes Hahn u shfaq në krah të kryeministrit shqiptar Rama, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel.
Donald Trump e përmendi gjatë konferencës për shtyp, në përfundimin e Samitit dyditor të NATO-s në Bruksel, ose më saktë, konfirmoi atë që dyshohej se po ndodhte pas kuintave.
Banorët e Romës kanë filluar të rrethojnë gropat e pafundme në rrugët e qytetit, me bojë të gjelbër dhe të verdhë, ditët e fundit.
Serena Williams dhe Angelique Kerber janë finalistet e turneut të Wimbledonit, që po zhvillohet paralelisht me Botërorin e futbollit.
Varësia nga droga dhe problemet mendore e shtynë drejt vdekjes në vitin 2011, në moshën 27-vjeçare.
E premtja që bie në datën 13 është e frikshme jo vetëm për ata që u besojnë besëtytnive, por edhe nga ana e fakteve historike.
Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga forcat policore të Vlorës, me qëllim ekstradimin në Itali.
Festës për fillimin e një epoke të re në “perëndim” të karrierës së tij futbollistike, nuk i ka munguar as ajo që e ka sjellë në jetë.
Në pjesën më të madhe të vendit do të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.
A është Zvërneci një debat për mjedisin, për zhvillimin ekonomik apo për mënyrën si qeveriset vendi?