Rei Nelaj u arrestua gjatë një kontrolli të policisë në një lokal në qytetin e Kurbinit, pasi kishte me vete armë zjarri. Por në çantë iu gjetën municione të tjera dhe drogë.

19-vjeçari më konkretisht iu gjetën në çantën e krahut një armë zjarri model Zastava me një krehër me 8 fishekë në të, 19 fishekë të tjerë si dhe 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Materialet procedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Top Channel