24 orët e fundit, pika e Kalimit Kufitar në Morinë të Kukësit, që lidh Shqipërinë me Kosovën, është përballur me fluks të lartë hyrjesh, jo vetëm nga shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi, por edhe nga turistët e huaj.

Sipas Policisë Kufitare, brenda këtij harku kohor e kaluan traun mbi 20 mijë persona dhe mbi 6 mijë automjete. Vetëm në orët e para të mëngjesit të së shtunës e kaluan traun 4 mijë persona dhe 2 mijë automjete.

Top Channel