“Nëse ka shkelje, do të ketë pasoja”/ SHBA shqyrton shkarkimin e ambasadores në Greqi pas akuzave 12/10 07:19
Mbretëresha Elizabetë ka mirëpritur Presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë në Kështjellën Uindsor.
Donald Trump është Presidenti i dymbëdhjetë amerikan që takohet me Mbretëreshën dhe pi çaj me të.
“Ajo është një grua e jashtëzakonshme. Nëse e mendon thellë, ka gjithë këto vite që përfaqëson vendin e saj dhe nuk ka bërë kurrë gabime. Nuk është vënë asnjëherë në siklet nga ndonjë veprim i saj. Është thjesht e pabesueshme. Bashkëshortja ime është fanse e saj”, deklaroi Trump në lidhje me Mbretëreshën Elizabetë për “The Sun”.
Top Channel