Një aksident i rëndë me motor i ka marrë jetën një 45-vjeçari në qytetin e Belshit ditën e sotme.

Policia bën të ditur se rreth orës 16:30, në hyrje të qytetit të Belshit, duke drejtuar motoçikletën tip “Vinxiang” , shtetasi Besnik Shehu, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Seferan, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me murrin mbrojtjes të rrugës.

45-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Policia po punon për zbardhjen e aksidentit.

Top Channel