Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

ELVIS RROSHI DËNOHET ME 5 MUAJ BURG

Gjykata e Tiranës e dënoi Elvis Rroshin me 7 muaj e 15 ditë burgim për falsifikim të formularit të dekriminalizimit por për efekt të qëndrimit në paraburgim i mbetet të bëjë 1 muaj shërbim komunitar.

LE DRIAN: EUROPA DO TË NGRIHET KUNDËR TRUMPIT

Ministri I jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, akuzoi Trumpin se po përpiqet të destabilizojë Europën teksa përpiqet të shkatërrojë angazhimin shumëpalësh për tregtinë, klimën dhe aktivitetet bërthamore.

MBYLLEN TRE PLAZHE PËR SHKAK TË VROJTUESVE

Tre plazheve në Vlorë iu pezullua aktiviteti për shkak të mungesës së vrojtuesve. Nga 153 plazhet deri tani gjysma e tyre kane vendosur roje.

LARGOHET PACULT, RIKTHEHET CUNGU

Ende pa mbyllur një vit kalendarik, Peter Pacult është larguar nga drejtimi i skuadrës së Kukësit për rezultate të dobëta dhe në vend të tij rikthehet Armando Cungu.

SA E VARUR ISHTE WHINEHOUSE NGA DROGA DHE ALKOOLI?

7 vjet pas ndarjes nga jeta që shokoi të gjithë fansat e saj anembanë globit, janë publikuar disa foto online që tregojnë varësinë e Amy Whinehouse ndaj drogës dhe alkoolit. Fotot janë bërë në vitin 2009 në Karaibe.

Top Channel