Kalaja e Mborjes në Korçë po shkon drejt degradimit dhe harresës. Vetëm pak kilometra larg qytetit ky monument kulture mbetet peng i infrastrukturës së munguar.

Ajo që ndodh me këtë monument kulture është një fenomen që prek pothuajse të gjitha pikat arkeologjike dhe objektet që nuk mund të vizitohen nga qytetare e turiste.

Kalaja e Mbrojes dhe zona ku ajo ndodhet në majën e malit të Moravës njihet ndryshe edhe si shkëmbi i qytetit. Përveç mungesës së një rruge që të çon aty, nuk ka as sinjalistikë orientuese dhe kalaja mbetet pak e njohur dhe e eksploruar. Sipas kreut te drejtorisë së Monumenteve të Kulturës, Gjergji Koki problem për këtë kala mbetet rruga.

Kalaja e Mborjes shpesh vihet në vëmendjen e ekspeditave të studentëve vendas apo të huaj, por ka shumë pak informacion sa i takon periudhës kur ka qenë e banuar apo edhe funksionimit të saj.

Top Channel