Botërori 2026/ Historia dramatike e Aymen Hussein, goleadorit të Irakut
Fitorja spektakolare e Anglisë ndaj Kroacisë nuk ishte thjesht një triumf i radhës për tre pikë, por një përmbysje e vërtetë e historisë.
Për herë të parë që nga finalja legjendare e vitit 1966 kundër Gjermanisë Perëndimore, kombëtarja angleze arrin të shënojë një rezultat kaq specifik si 4 me 2 në një ndeshje të një Kampionati Botëror. Sikur të mos mjaftonte kjo, “Tre Luanët” kanë thyer edhe një mallkim tjetër që zgjaste prej vitit 2002. Që nga fitorja e largët ndaj Argjentinës, Anglia nuk mposhtte një skuadër të pozicionuar në “Top 15” të rënditjes së FIFA-s (ku Kroacia mban vendin e 11-të), duke i dhënë fund një serie të errët prej nëntë ndeshjesh pa fitore ndaj gjigantëve të futbollit.
Makineria “Kane” shkatërron rekordet e legjendave
Në qendër të kësaj nate magjike ishte pa dyshim kapiteni Harry Kane, i cili tashmë ka gdhendur emrin e tij me shkronja ari. Me dopietën e realizuar, sulmuesi ka arritur kuotën e 10 golave në Kampionatet Botërore, duke barazuar rekordin historik të Anglisë që mbahej nga legjenda Gary Lineker. Kane u bë gjithashtu vetëm lojtari i dytë anglez në histori, pas David Beckham, që arrin të shënojë në tre Botërore të ndryshëm (2018, 2022 dhe 2026). Për më tepër, me saktësinë e tij nga pika e bardhë, ai u shpall zyrtarisht lojtari që ka shënuar më shumë penallti në të gjithë historinë e këtij kompeticioni, me plot 5 të tilla. Forma e tij mbetet thjesht e jashtëzakonshme: që nga momenti kur u transferua te Bayern Munich, Kane ka marrë pjesë direkt në plot 200 gola në 178 ndeshje të zhvilluara për klubin dhe kombëtaren.
Talentet e mëdhenj dhe rivaliteti i përjetshëm me Lionel Messin
Në krahun tjetër, Jude Bellingham vazhdon të dëshmojë se është njeriu i skenave të mëdha. Katër nga shtatë golat e tij me fanellën e Anglisë janë shënuar pikërisht në turnetë madhorë. Ky raport prej 57% për qind është më i larti i arritur ndonjëherë nga çdo lojtar në historinë e kombëtares angleze që ka shënuar të paktën 5 gola. Nga ana e kroatëve, pavarësisht humbjes, një fundjavë historike u regjistrua edhe për Ivan Perisiç. Duke dhuruar asistin e radhës, ai u bë i vetmi lojtar së bashku me yllin argjentinas Lionel Messi që arrin të regjistrojë asist në katër edicione të ndryshme të Kampionatit Botëror, që nga koha kur filluan të mblidhen këto të dhëna në vitin 1966.
Top Channel