Wibledon, sfidë epike. Anderson mund Isner në mbi 6 orë

14/07/2018 10:39

Kevin Anderson është finalisti i parë i turneut të Wimbledon. tenisti afrikano-jugor bëri një tjetër ndeshje maratonë këtë radhë ndaj amerikanit John Isner të cilin e mundi 3-2 pas 6 orë e 36 minutash lojë.

Kjo është ndeshja e dytë më e gjatë në historinë e Wimbledonit. E para ishte ajo e 2010 zgjati 11 orë e 5 minuta dhe në atë protagonist ishte sërish John Isner por si kundërshtar kishte Nicolas Mahut. Në atë kohë sfida u zhhvillua në 3 ditë. Në të njëjtën kohë kjo përballje është gjysmëfinalja që ka zgjatur më shumë në turneun londinez.

Që në fillim u mendua se kjo ndeshje do të ishte një betejë e vërtetë dhe në të vërtetë ashtu ndodhi. Seti i parë u fitua nga Anderson me tiebreak 7-6, por Isner u kundëpërgjigj në dy të tjerët duke i fituar me tiebreak 7-6;7-6. në setin e katërt pati më në fund një thyerje të një prej tenistëve në shërbimin e tij dhe i tal=koi pikërisht John Isner të dorëzohet.

Anderson e fitoi setin e katërt 6-4 për ta çuar ndeshjen në set final. Këtu beteja ishte akoma më e fortë pasi asnjë nga tenistët nuk kishte ndërmend të toleronte. Seti i pestë zgjati 3 orë dhe u mbyll në game-in e 50 dhe ishte Anderson që fitoi duke e mbyllur këtë fraksion 26-24

Top Channel