Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhej sot në Vlorë për të folur për sigurinë dhe kriminalitetin. Këtë vit do të zerohet kultivimi i kanabisit, tha ai.

“Nga pikëpamja e kultivimit të kanabisit, gjithë zona e Vlorës ka rezultaet të pakrahasueshme me vitin e kaluar, që ka qënë një vi t jashtëzkaonshëm nga ky këndvëhtrim dhe jo më të viteve të mëparshme dhe gjithë kjo është rrjedhojë së pari e vetë qytetarëve e banjorëve të Vlorës. Çdo opozitë natyrisht nuk ka për detyrë të përkedhelë qeverinë, po duhet të jetë e përgjegjshme për atë çfarë bën dhe atë çfarë thotë. Është dhe një dëm që i bëhet imazhit të vendit, të qytetarëve dhe të vetë qytetit të Vlorës. Ne jemi këtu për të bërë tonën, detyrën dhe bespoj që treguesit e sigurisë dhe kriminalitetit në tërësi në vend, po veçanërisht në qytetin e Vlorës janë në përmirësim dhe do të jenë akoma më shumë në vazhdim”, tha Xhafaj.

Sipas ministrit ka prezencë të shtuar të policisë në zonat turistike, duke sjellë shërbime të specializuara dhe mjete shtesë.

“Ne kemi një rritje të shtuar të prezencës të policisë, kemi sjellë forca policie dhe nga zonat e tjera po dhe shërbimet e specializuara që kemi në Tiranë, kemi sjellë dhe mjete shtesë për të fuqizuar kapacitetet logjistike të shërbimeve policore në qarkun e Vlorës”, tha Xhafaj.

Top Channel