22:04
Vendburimet e naftës, fituesi i tenderit të anuluar: Do hedh në gjyq Shqipërinë
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, zv. Drejtori i Jurimex, Stanislav Badinski, kompania austriake të cilës iu hoq koncesioni vitin e kaluar për 3 vendburimet e naftës Cakran, Gorisht dhe Amonicë, deklaron se do të hedh Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit, pasi kompania e tij është eliminuar padrejtësisht.