Europiani i Atletikës, Izmir Smajlaj garon në finale

08/08/2018 12:10

Izmir Smajlaj do të garojë sot në orën 19:40 në finalen e kërcimit së gjati në Kampionatin Europian të Atletikës që po zhvillohet në Olimpishtadion të Berlinit.

Atleti 25-vjeçar arriti që të kualifikohej mes 12 më të mirëve të këtij evenimenti teksa kapërceu distancën prej 7.71 m, ndërkohë që rezultati i tij më i mirë për këtë sezon është 7.9 m, ndërsa ai është edhe mbajtësi i rekordit kombëtar me 8.03 m.

Smajlaj do të kërkojë që të në këtë finale të tentojë fitoren e një medaljeje tjetër në evenimentet e rëndësishme kontinentale.

Ndërkaq pas dy ditësh në 10 gusht do të zbresë në pistë edhe Luiza Gega që do të marrë pjesë në bateritë kualifikuese të garës së 3000 m me pengesa me synimin për të arritur në finale.

Top Channel