Armë, drogë dhe para të gatshme, çfarë zbuloi operacioni policor në Itali? 644 të arrestuar në dy javë, 69 prej tyre të mitur
Më shumë kandidate sesa kurrë më parë do të garojnë për postet e guvernatorëve dhe vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA.
Pas zgjedhjeve të brendshme në 4 shtete, tani ka 11 të nominuara femra për guvernatore shtetesh dhe të paktën 173 kandidate femra për Dhomën e Përfaqësuesve. Rezultatet konsiderohen si një histori suksesi në vazhdim nga ana e aktivistëve pro femrave në politikë.
Pas mbylljes së zgjedhjeve në 4 shtete, ku u zhvilluan zgjedhjet paraprake të martën, Kansas, Michigan, Missouri dhe Washington, u duk qartë se femrat kishin thyer rekorde për nominimet guvernatoriale dhe ato të Dhomës së Përfaqësuesve.
Rekordi i deritanishëm për numrin e femrave të nominuara për garën e guvernatorëve ishte shënuar në vitin 1994, ndërsa ai për Dhomën e Përfaqësuesve ishte regjistruar në vitin 2016, kur 167 femra hynë në garë.
Pritet të ketë edhe risi të tjera, si për shembull fitorja thuajse e sigurtë e të parës femër myslimane në Kongres. Rashida Tlaib është nominuar nga demokratët dhe nuk do të kundërshtohet nga republikanët në muajin nëntor.
Përveç të tjerash, ajo do të jetë edhe gruaja e parë palestinezo-amerikane, që bëhet pjesë e këtij trupi. Ndërkohë, në një sondazh të realizuar të premten e kaluar është thënë se, demokratët janë përpara republikanëve me 6.1 për qind.
Top Channel