Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare John Bolton akuzoi Korenë e Veriut se nuk po bën hapa për denuklearizimin e premtuar nga udhëheqësi i Phenianit Kim Jong Un në takimin me Presidentin Donald Trump në Singapor në muajin qershor.
Një delegacion diplomatik turk do të vizitojë Uashingtonin të enjten për të zbutur tensionet. Njoftimi për vizitën bëri që të frenohej rënia e shpejtë e vlerës së monedhës turke. Analistët paralajmërojnë se rritja e tensioneve të SHBA-Turqi kërcënon të shkaktojnë një krizë financiare në Turqi.
Pas ngjarjeve tronditëse në SHBA, Elizabeta nxiton të gjejë përgjigje për pyetjet e shumta që ka Presidenti Dalton. Ai do shpjegime se si rrodhën ngjarjet që shkaktuan këtë dramë.
Përdoruesit e internetit duhet të sigurojnë lejen e një fotografi përpara se të publikojnë një foto të tij, edhe në rastet kur ajo është lirisht e gjendshme diku tjetër “online”. Të paktën kështu ka vendosur Gjykata Europiane e Drejtësisë me seli në Luksemburg.
Një varrezë, e cila daton në shek e 6 para erës sonë është zbuluar gjatë gërmimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP në Korçë.
Një organizatë saudite ka kërkuar ndjesë për publikimin në “Twitter” të një fotoje të modifikuar, që shfaqte një avion duke fluturuar drejt kullës më të lartë të Torontos, “CN Tower”, e interpretuar si referencë e sulmeve të 11 shtatorit, për shkak të mosmarrëveshjeve të përshkallëzuara mes dy vendeve, si pasojë e thirrjes së qeverisë kanadeze për të liruar aktivistët e të drejtave të njeriut që mbahen të burgosur në Mbretërinë arabe.
Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte ka kërcënuar të vrasë edhe oficerët e korruptuar të policisë, përfshi ata të akuzuar për përfshirje në trafikimin e drogërave të paligjshme dhe krime të tjera, në një deklaratë tejet të ngarkuar televizive.
Emanuel Mensah është përforcimi i radhës për të kuqtë e Partizanit.
Lareta i ofron Rexhines te kandidojë si lidere e partisë, të luftoje kundër të shoqit. Himena e gjen të droguar Emilianon. Korbi i tregon Pacekos se Mario është babai i Sesilias.
“Piraeus Bank S.A”. njofton se ka lidhur një marrëveshje me “Balfin Group” dhe “Komercijalna Banka,” për shitjen e aksioneve në filialin e saj në Shqipëri, “Tirana Bank”.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë në një intervistë telefonike për Top channel se bashkimi me Preshevën nuk ka lidhje me ndarjen apo shkëmbimin e territoreve.
Aktivistët e mjedisit, që po merren me kundërshtimin e ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë, ankimuan në Gjykatën e Apelit në Shkodër vendimin e Gjykatës së Tropojës, që pengonte përmbaruesit shtetërorë të ndërpresin punimet për ndërtimin e HEC-eve në lumin e Valbonës.
Nisur nga rastet e viteve të kaluara, ku persona me problem te shëndetit mendor janë përfshirë në ngjarje kriminale, këtë vit, policia e shtetit ka hartuar një plan masash për mbajtjen në kontroll dhe evidentimin e këtij kontigjenti.
Java e parë e gushtit u kapërcye qetësisht nga politika.
Të paktën për 3 javët e ardhshme, vettingu dhe gjyqtarët e prokurorët kanë diçka të përbashkët, që janë pushimet verore. Muaji gusht është pika e takimit të palëve, që gjatë kohe do të marrin energji për sezonin e ri. E kthyer në laboratorin e filtrimit të drejtësisë shqiptare, salla e Pallatit të Kongreseve është mbyllur. Të vetmet dyer të hapura janë zyrat e administratës së KPK-së dhe të Komisionerit Publik, që presin ankesat e qytetarëve.
“Hipokrati”, do të jetë programi më i ri që do të shfaqet në ekranin e Top Channel. Një program që do të bazohet mbi shëndetin tonë, për mënyrën tonë të jetesës dhe për risitë e mjekësisë.
Bashkimi Europian po shkon drejt një kursi përplasjeje me Donald Trumpin, pasi shefja për politikat e jashtme dhe ato të sigurisë, Federica Mogherini u bëri thirrje europianëve që të shtojnë marrëveshjet e tyre të biznesit me Iranin, në një sfidim të hapur të deklaratave “luftënxitëse” nga presidenti amerikan.
Stan Kroenke synon seriozisht të jetë pronar i vetëm i Arsenalit. Miliarderi amerikan ka shfaqur gatishmërinë e tij për të blerë dhe kuotën prej 30% të aksioneve që zotërohen nga Alisher Usmanov duke ofruar 600 milionë Paund për të plotësuar një marrëveshje që mund ta çojë vlerën e klubit londinez në 1.8 miliardë Paund.
Si çdo vit, edhe sivjet qyteti i Korçës do të pushtohet nga vizitorë vendas e të huaj për të shënuar “Festën e Birrës”, një organizim që fton të argëtohen jo vetëm korçarë, por edhe turistë të shumtë.
Në merkaton e futbollit europian po formalizohen këtë verë lëvizje të bujshme, të cilësuara të çmendura si ajo e Cristiano Ronaldos te Juventusi, ndërsa në tavolinat e menaxherëve po “gatuhen” të tjera pakte po të këtij niveli.
Skuadra e vetme shqiptare e mbetur në garë në kupat e futbollit kontinental përballet me një problem jashtë fushe, që mund të cënojë rrugëtimin e saj.
Sezoni i gjashtë dhe i fundit i “House of Cards”, më në fund e ka një datë. Për të gjithë të apasionuarit pas tij, seriali i famshëm thriller-politik do të shfaqet në platformën “Netflix” nga 2 nëntori, ose më saktë nga ora 9 e mëngjesit të asaj të mërkure për ata që duan ta shënojnë në kalendar.
Pavarësisht se zërave jo të paktë që ka kundër, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duket se s’ka ndërmend që të tërhiqet nga propozimi i tij për bashkim të Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën.
Altamira i rrëfen Bibisë se s’e njeh Rubinjon. Amaroja i thotë Ruit se Sibeli mund të jetë vërtet shtatzënë. Zeka i propozon martesë Zheizës.
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar të gjithë ata që bëjnë tregti me Iranin, pas rikthimit nga ana e tij të sanksioneve mbi Republikën Islamike.
Zlatan Ibrahimoviç po e gëzon në maksimum jetën në Kaliforni. Sulmuesi suedez i LA Galaxy, që po ndihmon skuadrën e tij në MLS me golat e shënuar, ka gjetur mënyrën për të plotësuar kapriçot e tij.
Te Reali i Madridit ka shpërthyer çështja Modriç, i cili duket mëse i vendosur për të lënë ‘Los Blancos’. Mbi mesfushorin kroat shfaqet hija e Interit që është më i vendosur se kurrë për të siguruar shërbimin e e tij, ndërkohë që klubi madrilen nuk ka ndërmend të privohet prej tij.
Pas kërcënimeve për të bojkotuar stërvitjen dhe ripërsëritjes së kërkesës për t’u larguar nga Reali i Madridit, kampionët e Europës pranuan ta transferojnë mesfushorin ballkanas.
Kanë kaluar 13 javë që nga koha kur Eni Koçi ka qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Ishte pikërisht bashkëpunimi i saj me Genc Prelvukaj, “Shi Bie në Tiranë”, ai që e mbajti artisten për 20 javë në “The Top List”.
Disa pjesë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani u evakuuan për disa orë, pasi një familje u lejua të kalonte përtej kotrolleve të sigurisë, edhe pse rezultoi me alarm për eksploziv.
Mund të ngjasojë si skenari i një filmi fantastiko-shkencor me buxhet të ulët, por për shkencëtarët, Toka-serë është një koncept shumë serioz.
Një studente amerikane ka bërë që fotot e diplomimit të saj të mbahen mend gjatë, pasi pozoi me veshjen tradicionale përkrah një aligatori 4 metra të gjatë.
Ndryshimi i kufijve të Kosovës mund të bëhet vetëm me luftë dhe çështja e vetme që mund të diskutohet me Serbinë është njohja reciproke. Kështu tha në një konferencë për shtyp kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjashtë muaj pas rrëshqitjes masive të dherave situata në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër është e pandryshuar.
Dikur në fasadën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” reklamohej përmes posterave premiera e re në këtë teatër. Sot, këto postera shumëngjyrësh nuk janë më. Por ky nuk është ndryshimi i vetëm që ka pësuar Teatri Eksperimental dhe Teatri Kombëtar në këto ditë të para të muajit gusht.
Ndërtimi i banesave pa kriter, pas viteve 1990, ka sjell një sërë problemesh, mes të cilave edhe atë të depozitimit të mbetjeve urbane. Një nga lagjet, e cila shtrihet drejt periferisë është edhe ajo e quajtur lagjia e MCR, që gjatë viteve të fundit ka marrë një zgjerim të konsiderueshëm, duke shtuar problemet për banorët.
Jennifer Aniston thotë se ajo, Courteney Cox dhe Lisa Kudrow, kanë biseduar për një rikthim të mundshëm të serisë së famshme Friends.
Nënë Maria jeton me bashkëshortin në një shtëpi dy katëshe. Pasi ka pirë kafen e mëngjesit me Fatmirin, 67-vjeçarja i përkushtohet punëve të shtëpisë.
Temperaturat e larta, udhëtimet e gjata, mbinxehja apo gjendja teknike, kanë bërë që shumë automjete të digjen javët e fundit në rrugët e vendit.
Të gjithë shtetasit shqiptarë që humbën apo iu dëmtuan dokumentet e identifikimit gjatë zjarreve të 23 korrikut në Attiki të Greqisë do tu mbulohen shpenzimet nga ambasada shqiptare në Athinë.
Të mërkurën i nxehti përvëlues përfshin territorin e vendit tonë. Meteorologët parashikojnë temperatura mbi 39 gradë Celsius të matura këto në hije.
Nëse të gjitha shtetet e Bashkimit Europian nuk do të bashkëpunojnë për emigracionin, atëherë duhet krijuar një koalicion shtetesh rreth Gjermanisë, Francës dhe Spanjës.
Pasagjerët në aeroportin e Frankfurtit, në Gjermani, janë evakuuar para pak minutash, për shkak të kushteve të sigurisë.
Përjashtimi i Valon Behrami është lajmi i ditës në median zvicerane, e cila në përgjithësi ka rezultuar kritike në drejtim të Federatës Zvicerane dhe trajnerit Petkovic për mënyrën sesi administruan situatën me Behramin.
Zëdhënësi i NATO-s, Piers Cazalet thotë se financimi i bazës ajrore në Kuçovë është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë.
Zjarri në Kaliforni, që njihet edhe si zjarri i kompleksit Mendocino, është rritur duke u bërë vatra më e madhe aktive në historinë e shtetit. Flakët janë përhapur me shpejtësi ditët e fundit dukje zhuritur 283.800 hektarë tokë, një zonë me përmasa sa të Los Angelosit.
Dhjetëra fëmijë të moshave të ndryshme i janë drejtuar repartit pediatrik në Spitalin e Fierit, për shkak te problemeve shëndetësore, të shtuara së më shumti edhe nga temperaturat e larta të ditëve të fundit.
Britney Spears ka shkëlqyer në Berlin. Këngëtarja tashmë 36 vjeçare ishte para 17 mijë spektatorëve mbrëmjen e së hënës.
Një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet në fshatin Zharrëz të Roskovecit. Sipas informacioneve paraprake viktima ndërroi jetë në spitalin e Fierit.
Menjëherë pas informacionit se janë helmuar 39 persona në një lokal dasme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar kushtet e rënda higjeno-sanitare në subjekt.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj doli sot në një konferencë për shtyp nga selia blu, i shoqëruar edhe nga drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion pranë kësaj partie, Lealba Pelinku.
Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për rikthimin e sanksioneve ekonomike mbi vendin. Ai i cilësoi masat, që hynë në efekt gjatë natës, si luftë psikologjike që ka si qëllim të krijojë ndasi mes iranianëve.
31 personat që u helmuan në një dasmë në Elbasan janë në gjendje mjekësore të mirë, me përjashtim të tre rasteve, që janë dërguar për mjekim më të specializuar në repartin infektiv të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Në një konferencë për dialogun me Kosovën dhe Asosacionin e Komunave serbe, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se nuk ka zgjidhje të lehtë dhe pa dhimbje për zgjidhjen e problemeve me Kosovën.
Adekele Akinyemi u bë i famshëm pasi arriti t’i shënojë gjashtë gola Luftëtarit, në ndeshjen e turit të parë eliminator të Ligës së Europës.
Ministri Federal i Shëndetësisë në Berlin, Jens Spahn (CDU) është shprehur për “Süddeutsche Zeitung” se vendet e punës nuk mungojnë për Gjermania ka nevojë për forcë punëtore.
Zjarret në Portugali, në rajonin e Algarves kanë hyrë në ditën e tyre të pestë, ndërsa shërbimet e emergjencës vijojnë punën pa ndërprerje, për të minimizuar pasojat e tij.
Leonardo DiCaprio, 43 vjeç dhe Camila Morrone, 21 vjeçe po relaksohen së bashku në Itali.
Pasi siguroi shërbimet e Higuain dhe të Caldara-s, Leonardo nuk ka mundur të transferojë brazilianin e hakhtar Bernard, i cili ka befasuar me zgjedhjen në minutat e fundit.
Ngritja e kampeve verore për fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë është kthyer tashmë në një traditë për Bashkinë e Tiranës, e cila u jep të gjithë vogëlushëve një mundësi për të kaluar ditët e nxehta në mënyrë sa më aktive dhe argëtuese.
Gjykata gjermane ka dhënë burgim afatgjatë, prej 12 vitesh për çiftin që shitën fëmijën e tyre në një rrjet të errët pedofilësh.
Kur kanë kaluar vetëm disa orë nga vetëvrasja e 47-vjeçares Merita Hajdari, në qytetin e Durrësit, policia vuri në pranga bashkëshortin e saj, gjithashtu efektiv policie, Sherif Hajdari.
Sot ndjehesh e mbërthyer nga një energji e madhe pozitive. Afërdita nuk është më armiqësore ndaj jush dhe në fund ju buzëqesh në shenjën e Peshores.
Aventura e Nikola Kaliniç te Milani duket se do të mbyllet pas vetëm një viti kalendarik, sepse sulmuesi kroat është vetëm një hap larg transferimit në kampionatin spanjoll.
Policia e Elbasanit arriti të konkretizojë me sukses operacionin “Muzgu”, duke vënë në pranga dy persona, të cilët po transportonin një sasi droge të rëndë, e dyshuar heroinë.
11 shtetas amerikanë, që i mbijetuan rrëzimit të avionit të “Aeromexiko”, në shtetin verior të Meksikës, Durango, kanë ngritur një padi ndaj kompanisë, në shtetin e Çikagos.
Ndërkohë që të gjithë presin Modriç apo Kovaçiç, Drejtori Sportiv i Interit ka punuar në fshehtësi, për të sjellë në Milano një tjetër futbollist mjaft interesant.
Mbërritja e Anglisë deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës në futboll dhe një verë e nxehtë, inkurajuan blerësit në Britani të shpenzonin më shumë në ushqim, pije dhe pajisje freskuese elektrike, në muajin korrik, por shpenzimet e përgjithshme u rritën ngadalë, sipas një sondazhi të shitësve.
Kompania Facebook ka hapur bisedimet me disa nga bankat më të rëndësishme botërore, për të negociuar ofrimin e shërbimit të klientit nëpërmjet rrjetit social.
Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin bregdetar të Vlorës, duke shqetësuar banorët e lagjes “Pavarësia 3”, por që fatmirësisht rezulton pa shkaktuar të plagosur.
Një “stuhi” duket se ka goditur dhomat e zhveshjes së kombëtares zvicerane, aty ku duket se ka nisur një lloj spastrimi.
Kërkuesit në ishullin indonezian të Lombokut po hasin vështirësi të mëdha në përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja, pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin gjatë së dielës, kjo edhe për shkak të mungesës së pajisjeve të posaçme për këtë qëllim.
Dashuria kroate për Interin sa vjen e bëhet edhe më e fortë dhe këtë e tregon edhe orientimi i zikaltërve në këtë sezon merkatoje.
Lira turke arriti një tjetër rekord rënieje ditën e sotme, menjëherë pas deklaratës së presidentit Trump se do të rishikojë aksesin pa taksa të Turqisë në tregun amerikan, çka do të prekte 1.7 miliardë dollarë eksporte.
“Milani, në duart e milanistëve”. Ky është një vizion që ka udhëhequr pjesën më të madhe të presidencës më të suksesshme të kuqezinjve, atë të Berlusconit, por që edhe pas largimit të tij duket se vijon të mbetet një lajtmotiv, i konfirmuar edhe nga drejtuesit e rinj amerikanë.
Paris Saint Germain nuk po ia del të bindë Juventusin për të rrëmbyer mbrojtësin e majtë brazilian, Alex Sandro, pavarësisht ofertave gjithnjë në rritje për kartonin e tij.
Në një intervistë për revistën “Vogue”, ku ka folur ndër të tjera për racën, imazhin e linjat e trupit, fëmijët e saj dhe krijimtarinë, Beyonce ka bërë publik edhe një lajm të paditur më parë. Faktin që ajo rrjedh nga një ish-pronar skllevërish.
Temë diplome në çdo degë për vetëm 10 mijë lekë të reja nëse e përzgjidhni vetë, në të kundërt 13 mijë lekë të reja. Përfitojnë 20% ulje të gjithë ata që prenotojnë temën e tyre për në shtator. Nuk jemi në Pazar, por veç një klikim larg në rrjete sociale ku kuptohet se sa lehtë mund të blihet një temë diplome”
Ai mund të quhet fare mirë piktori i fantazisë, sepse pikturat e tij të bëjnë të udhëtosh me forcën e mendjes nga njëri cep i imagjinatës në tjetrin. E ka quajtur “Habitat” ekspozitën me punët e tij më të reja, pasi për Dastid Milukën, njerëzit janë hapësira të gjalla, gjithnjë në lëvizje.
Afati i plotësimit të formularit A2 ka përfunduar ditën e shtunë më datë 4 gusht, në orën 8 të mbrëmjes, ndërsa ministria e Arsimit nuk ka ende të dhëna sesa është numri i aplikantëve që kanë plotësuar formularin e preferencave.
Përveç natyrës, tradita e bën Dardhën një nga pikat turistike më të bukura të Shqipërisë. Fshati turistik i Dardhës ndodhet rreth 20 km nga Korça, por kjo distancë e vogël ofron barriera të mëdha për drejtuesit e mjeteve.
Të gjithë trotuaret në kryeqytet do të jenë të pajisura me rampa për personat me aftësi të kufizuara, për të siguruar lëvizshmërinë pa pengesë për këtë kategori. Ndër punime të tjera në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tirana do të ketë edhe këtë risi.
Hiroshima ka shënuar përvjetorin e sulmit me bomba atomike të vitit 1945, me një ceremoni përkujtimore për personat e vdekur dhe të plagosur, duke bërë thirrje për eliminim të armëve bërthamore, në kohën kur po negociohet për denuklearizim të Koresë së Veriut.
Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se takimi i qershorit të vitit 2016, mes djalit të tij dhe një avokateje të lidhur me Kremlinin, në Kullën “Trump” në Nju Jork, është bërë për të marrë informacione për kundërshtarët politikë, mirëpo sipas tij gjithçka ka qenë “ligjore”.
Biznesmeni Samir Mane ishte sot i ftuari i emisionit “Pushime on Top” ku ka rrëfyer detaje nga jeta private, karriera si dhe planet për të zgjeruar sipërmarrjen edhe në fushën e turizmit.
Rreth 4 javë pasi Athina zyrtare ka dëbuar dy diplomatë rusë dhe ka ndaluar hyrjen në Greqi për dy të tjerë, me akuzën se kishin bërë përpjekje për të bllokuar marrëveshjen për emrin që Greqia nënshkroi me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në Prespë, ka ardhur edhe përgjigjja e rreptë e Moskës.
Rikthimi i Paolo Maldinit në skuadrën e vetme, të cilës i besoi karrierën futbollistike, ka entuziazmuar tej mase tifozët e Milanit.
Ndërsa temperaturat në të gjithë Europën vazhdojnë të ngrihen, gjithnjë e më shumë vende po lëshojnë paralajmërime dhe po u kërkojnë njerëzve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura gjatë pjesëve më të nxehta të ditës.
Atleti shqiptar Izmir Smajlaj u kualifikua në finalet e kampionatit europian në ambient të hapur, që po zhvillohet në Gjermani, duke qëndruar brenda objektivit që ka për t’u ulur në fronin kontinental.
Këtë të hënë, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Policia në qytetin amerikan të Chicagos ka kërkuar ndihmë për të luftuar dhunën me armë zjarri, pasi më shumë se 60 persona janë qëlluar gjatë fundjavës.
Për dekada të tëra, “tubacioni i Miqësisë” ka dërguar gaz nga Rusia në Evropë, duke ngrohur shtëpitë gjermane edhe në ditët më të errëta të Luftës së Ftohtë.
Qeveria britanike pritet t’i dorëzojë Moskës kërkesën për ekstradimin e dy shtetasve rusë, të dyshuar për kryerjen e sulmit me agjentin nervor “Novichok” në Salisbury, që shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e tri të tjerëve.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është kërcënuar me jetë nga persona të panjohur.
Një tjetër aksident rrugor me shumë viktima është regjistruar nëpër rrugët e Italisë, pasditen e kësaj të hëne.
Një automjet është përfshirë nga flakët në zonën e Llogorasë të qytetit të Vlorës, e për pasojë është shkrumbuar i tëri.
Futbolli është vënë prej kohësh në lupën e organeve fiskale spanjolle. Vetëm këtë vit, Agjencia e të Ardhurave në Spanjë do të arkëtojë 1.2 miliardë euro nga 42 ekipe të La Ligës dhe Segunda Divisionit e futbollistët e tyre.
Një autobot me lëndë të ndezshme ka shpërthyer në flakë në zonën Borgo Panigale të qytetit të Bolonjës në Itali. Zjarri që pasoi mes autostradës dhe disa daljeve dytësore për automjetet ka shkaktuar deri tani të paktën dy të vdekur dhe 67 të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Këto ditë të nxehta të gushtit, të bëjnë që ta mendosh dy herë para se të dalësh nga shtëpia.
Lumturia është çështje fati, por që të jesh i lumtur – këtë mund ta mësosh. Në Nju Delhi në Indi kjo është tani lëndë mësimore.