Një varrezë, e cila daton në shek e 6 para erës sonë është zbuluar gjatë gërmimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP në Korçë.

Një vendbanim neolitik me më shumë se 800 varre është zbuluar në zonën e Turhanit, ndërkohë që së bashku me sitet e tjera deri tani është dokumentuar zbulimi i 3000 varreve, të cilat nisin nga periudha arkaike e deri në mesjetën e vonë.

Varrezat e zbuluara janë një dëshmi që tregon se zona e Korçës ka qenë e banuar në antikitet. Sipas kreut rajonal te kulturës kombëtare në Korçë Gjergji Koki, zbulimet e dala në sipërfaqe sjellin të dhëna mjaft interesante mbi jetesën kulturën e zakonet, dëshmi që vijnë nga gjetjet në këto site te reja arkeologjike.

Këto nuk janë gjetjet e para arkeologjike që janë zbuluar gjatë gërmimeve për gazsjellësin TAP, pasi gjetje të periudhave të ndryshme janë zbuluar edhe në pika të tjera të rajonit të Korçës.

Top Channel