Mbi gjysmë milioni turistë në mars/ Rriten me 10.8% numri i të huajve, konfliktet po zhvendosin turistët drejt Shqipërisë 25/04 15:16
“Piraeus Bank S.A”. njofton se ka lidhur një marrëveshje me “Balfin Group” dhe “Komercijalna Banka,” për shitjen e aksioneve në filialin e saj në Shqipëri, “Tirana Bank”.
Lajmi konfirmohet nga vetë banka greke, përmes një njoftimi në faqen e saj online, ku bën me dije se shuma totale e marrëveshjes arrin në 57.3 milionë euro për 98.83% të aksioneve që “Piraeus Bank” ka pasur mbi “Tirana Bank”.
Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se “Unicredit” ka vepruar si këshilltar ekskluziv financiar i “Piraeus Bank” për transaksionin.
Top Channel