Aksidentohen për vdekje 12 emigrantë nga Afrika, punonin me ditë në agrikulturë

06/08/2018 17:01

Një tjetër aksident rrugor me shumë viktima është regjistruar nëpër rrugët e Italisë, pasditen e kësaj të hëne.

Këtë herë bëhet fjalë për një përplasje të fortë mes një furgoni me targa bullgare, i mbushur me shtetas ekstrakomunitarë nga Afrika, të gjithë punonjës ditorë agrikulture, të cilët po ktheheshin nga puna në fushat e domateve, me një kamion transporti.

Nga përplasja e ndodhur në një zonë në periferi të provincës së Foggias, kanë humbur jetën 12 afrikanët e ndodhur në furgon, ndërsa 3 të tjerë rezultojnë të plagosur. Furgoni raportohet të jetë përplasur ballë për ballë me kamionin.

Ky nuk është rasti i parë i një aksidenti të tillë rrugor, pasi edhe të shtunën e kaluar, thuajse në të njëjtën periudhë të ditës, është regjistruar një aksident i rëndë mes Ascolit dhe Castelluccio dei Sauri, nga i cili humbën jetën 4 të rinj, punonjës ditorë në bujqësi. Edhe në këtë rast, ata ishin ekstrakomunitarë, sikurse edhe 4 të tjerët që mbetën të plagosur rëndë.

Top Channel