Mister në Afrikën e Jugut! Trashëgimtarja 26-vjeçare gjendet e vrarë një ditë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj 12/06 17:38
Janë pothuajse të gjithë fëmijë viktimat e sulmit ndaj një autobusi shkollë në Saada, veri të Jemenit.
Të paktën 39 të vdekur dhe 40 të plagosur, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Jemenit. Al Jazeera thotë se sulmi mund të jetë bërë nga koalicioni arab i udhëhequr nga Arabia Saudite.
“Pas një sulmi mëngjesin e sotëm ndaj një autobusi që transportonte fëmijë në një treg të Dahyan, në Saada juglindore, një spital i mbështetur nga Kryqi i Kuq ka pritur dhjetëra të vdekur e të plagosur”, shkruan në Twitter, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Jemen.
Top Channel