E premte, 08 Qershor 2018
20:56
Portieri Selmani shënon gol, Shpresat barazojnë me Bjellorusinë

Shpresat e Shqipërisë kanë barazuar 1-1 me Bjellorusinë në takimin e dytë ndaj këtij kundërshtari brenda 3 ditëve, ku në ndeshjen e parë fituam 3-2.

20:43
Fiks Fare/ Bashkia Fier shkel Kodin e Punës

Punëtorët e Ndërmarrjes së Shërbimeve në Fier punojnë prej më shumë se dy vjetësh çdo të shtunë me orar zyrtar 8 me 4. Ata nuk paguhen për këtë ditë madje dalin nën presionin e shefave të cilët të shtunën e kanë pushim.

20:37
Pitbulli këput zinxhirin, makth për banorët

Vitet e fundit moda e mbajtjes së kafshëve në shtëpi është përqafuar edhe nga shqiptarët. Por bashkë me këtë zakon kanë ardhur një sërë problemesh. Fiks Fare ka vëzhguar në rrugët e Tiranës, ku është lehtësisht e dukshme zakoni i shëtitjes së qenve pa maska mbrojtëse, edhe pse disa rraca janë në listën e zezë të konsideruar si agresivë dhe shumë të rrezikshëm.

20:14
Mobike, Veliaj: Udhëtoni më lirë se sa një biletë autobusi

Nga sot, Tirana bëhet qyteti i parë në Ballkan që sjell sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”, një mënyrë ekologjike dhe inovative për të lëvizur në qytet. Çdo qytetar që do të lëvizë me biçiklete mund ta përdorë atë, pasi ka shkarkuar aplikacionin “Mobike” ne telefonin e tij duke e bërë atë pjesë të pandashme të lëvizjes nëpër Tiranë duke revolucionarizuar kulturën e të lëvizurit me biçikletë në qytet.

20:03
Siguria në plazh, subjektet private ende pa vrojtues në Durrës

Siguria e pushuesve në plazhet e shumta të Gjirit të Durrësit është ende në diskutim.

20:01
Qëndrimi i ndryshëm për Xhafajn; Kryemadhi reflekton diferencë nga Basha

Prej disa ditësh Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shfaqur qëndrim të ndryshëm nga ai i Lulzim Bashës në lidhje me akuzat që i bëhen Fatmir Xhafajt për të vëllain. Top Channel e pyeti zonjën Kryemadhi dhe ajo e ndan përgjegjësinë në kohë dhe veprime.

20:00
Lajmet kryesore të ditës, 08/06/2018 – Ora 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

19:44
Rruga e qeseve plastike: Nga dyqani, në lumë

Ne Tiranë ka qytetarë që janë ndërgjegjësuar për mos përdorimin e qeseve plastike. Një pjesë ka nisur të përdorë trastat, të vetëdijshëm për demet qe i shkaktohet mjedisit.

19:25
Rekord aplikimesh në ‘The Voice Kids 3’! Nesër sërish audicione në Tiranë

Kjo ishte padyshim një ditë e shumëpritur nga të interesuarit. Përveç aplikimeve të regjistruara në database të ‘The Voice Kids’ ka pasur edhe shumë të tjerë u paraqitën direkt në audicion, ashtu sikundër ishte bërë thirrje edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

19:19
Kamp për terroristët e ISIS në Shqipëri? Reagon Kryeministria

Kryeministria ka reaguar ditën e sotme me një deklaratë zyrtare në lidhje me lajmet e fundit se në vendin tonë do të ngrihej një qendër reahabilitimi për ish-luftëtarët e ISIS.

19:12
Samiti i G7-ës, Trump: Të rikthehet Rusia

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai do që Rusia të jetë pjesë e grupit të G7 të vendeve më të industrializuara.

19:01
Filloi plazhi, kujdes nga dielli – FOTO

Sezonit veror ka nisur, e një pjesë e madhe e njerëzve do të dynden drejt bregdetit. Shumë prej nesh mezi e presin këtë stinë, ndërkohë që disa të tjerë nuk janë shumë të entuziazmuar, pasi për ta vera vjen së bashku me temperaturë, djegie nga dielli, djersitje e grerëza.

18:44
Trump po shqyrton faljen e Muhamed Ali

Presidenti amerikan Donald Trump po merr në konsideratë faljen e legjendës së boksit Mohammed Ali.

18:29
Emigrantët, Xhafaj me homologun kroat: BE të bëjë më shumë për rajonin

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Kroaci i ftuar nga homologu i tij, z.Davor Bozhinoviç. Ministrat e Brendshëm ndër të tjera diskutuan dhe ranë dakord mbi problematikën e menaxhimit të flukseve migratore, duke theksuar se në kushtet aktuale BE-ja duhet të ndihmojë më shumë vendet e rajonit.

18:24
Manjola Nallbani: Këngëtarët të bekuar nga Zoti

Manjola Nallbani, padyshim që mund të etiketohet edhe si këngëtarja që nuk njeh moshë, pasi ajo ka vite të tëra në skenë, e sërish vijon të jetë plot hijëshi.

18:13
“Nxehet” Parlamenti në Kosovë, akuza për afera seksuale

Me nxehjen e temperaturave është nxehur situata edhe në Parlamentin e Kosovës.

18:02
Anije të braktisura në mes të shkretëtirës – FOTO

Tharja e detit Aral është një nga shembujt me real të ndryshimeve të mëdha klimatike të ndodhura gjatë viteve të fundit në planet. Deti zinte një sipërfaqe thuajse të barabartë me atë të Anglisë, por tashmë thuajse është tharë i tëri.

17:58
Aeroporti fantazmë i Qipros – FOTO

I gjendur pranë Nicosia, kryeqytetit të Qipros, ky aeroport është mbyllur në vitin 1977, 3 vite pas grushtit të shtetit nga nacionalistët grekë dhe ndërhyrjen ushtarake turke.

17:38
Një Botëror me Era Istrefin, publikohet klipi i këngës

Nga finalja e Champions League në atë të Botërorit të Rusisë. Këto janë momentet e këngëtareve shqiptare, Dua Lipa dhe Era Istrefi. Kjo e fundit do të shfaqet në mbrëmjen e 15 korrikut kur do t’i paraprije finales që do të luhet në stadiumin Luzhniki përballë 80 mijë shikuesve.

17:30
Florian Marku kundër serbit, sot përballja e madhe

Në Pallatin e sportit “Asllan Rusi”, mbrëmjen e sotme do të zhvillohet sfida e MMA mes Florian Markut dhe serb Sladjan Dragisiç.

17:20
Plagosi me armë 34-vjeçarin, në pranga autori i dyshuar

Policia e Vlorës ka vënë në pranga ditën e sotme një person, i cili dyshohet si autor i plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçarit E.L. 3 javë më parë.

17:00
Ish-kampioni i botës merr në krahë boksierin Sefer Seferi! – FOTO

Janë rivalë dhe nesër do të ndeshen në ring, ndërkohë gjatë peshimit zyrtar të ditës së sotme kanë dhuruar spektakël, në ndryshim nga shumica e përballjeve të tjera.

16:50
Putin thirrje për sistem të ri sigurie në Evropë: SHBA po minon ekuilibrin

Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje të enjten për zhvillimin e një sistemi të ri sigurie në Evropë, në përgjigje të asaj që ai thotë se është një përpjekje amerikane për të minuar ekuilibrin strategjik, ndërsa paralajmëroi se një luftë e tretë botërore mund t’i japë fund civilizimit.

16:45
Trump: Fakti që hetimi për Rusinë po vazhdon, “ironik”

Në një postim në Twitter të enjten Presidenti Donald Trump shkruante se ishte “ironik” fakti që ndërsa ai pritet të niset drejt Kanadasë për një takim ekonomik me udhëheqësit botërorë dhe pastaj në Singapor për bisedime mbi armët bërthamore me udhëheqësin Phenianit, hetimi për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 vazhdon.

16:43
Bora Kokëdhima: Nisa të punoj 14 vjeç, por u “bëra për spital”!

Bora Kokëdhima, vajza e ish-deputetit Koço Kokëdhima, e cila është një fashioniste dhe ka edhe një kompani mode, ishte e ftuar ditën e sotme në “Pop Culture”.

16:00
Lajmet kryesore të ditës, 08/06/2018 – Ora 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:47
Festivali i Sazeve. Korça pret grupet e artistëve nga i gjithë vendi në edicionin e 10

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve solli te Pazari i Vjetër i Korçës muzikën folklorike shqiptare dhe interpretimet virtuoze të grupeve nga Korça, Berati, Vlora, Erseka dhe Përmeti.

15:24
Rama liron nga detyra zv. ministren e Jashtme Kleopatra Maliqi

Zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Kleopatra Maliqi është liruar nga detyra, sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare.

15:23
Dështon skema e Ministrisë

Megjithëse nxënësit dhe prindërit e kundërshtuan testimin e maturantëve në korridore, Ministria e Arsimit duhet të zhvillonte të paktën një test atje, që të kuptonte se po gabonte.

15:20
Euro, rekord historik. Rritet me 2.33 lekë brenda një dite të vetme

Zhvillimet në tregun e brendshëm valutor kanë marrë një kthesë të fortë këtë të premte, teksa euro shënoi një forcim rekord ndaj monedhës kombëtare lek.

15:19
Virgjil Muçi fiton “Kadarenë”

Në një ceremoni të veçantë, autori Virgjil Muçi u nderua këtë të premte në ambientet e UET, me çmimin “Kadare” për vitin 2018, çmim dhënë nga Instituti Europian “Pashko”, për romanin tij të fundit “Piramida e shpirtrave”.

15:16
Siguria ushqimore/ Shkodër, shtohen rastet e personave që përfundojnë në spital

Ushqimet e pakontrolluara që shiten në rrugë të ekspozuara në pluhur dhe papastërti, po provokojnë raste në rritje të personave që paraqiten për ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës.

15:13
Audicionet e “The Voice Kids 3”. Qindra fëmijë u paraqitën para produksionit

“The Voice Kids” çeli siparin e një spektakli të madh e të shumëpritur në ekranin e Top Channel. Përzgjedhja e talenteve të reja filloi me audicionin e parë, atë të Tiranës.

15:10
Gjyqtari që shfrytëzon drejtësinë

Mjafton të kërkosh në internet për gjyqtarin Shkëlzen Selimi dhe aty konstaton denoncime pa fund të medias për vendimet gjyqësore dhe pasuritë përrallore të gjyqtarit të lartë.

14:54
Makina merr para tre gra, dy të vdekur dhe një e plagosur

Tre gra po ecnin në anë të rrugës Gjirokastër- Kakavijë, kur pranë vendit të quajtur Jorgucat janë përplasur nga një mjet. Për pasojë dy prej tyre humbën jetën, ndërsa një tjetër është në spital në gjendje të rëndë.

14:46
Demi “shpërthen” Ibizën (FOTO)

Setet fotografike të Demi Rose në Ibiza duket se nuk kanë fund.

14:43
Franca konfirmon Deschamps deri në vitin 2020

Zërat për mundësinë e kalimit të Zinedine Zidane në pankinën e Francës janë shuar. Ai që e bëri të ditur këtë është pikërisht presidenti i Federatës franceze të Futbollit, Noël Le Graët, që deklaroi se në drejtimin e “Bluve” do të jetë Deschamps deri në vitin 2020, vit kur përfundon edhe kontrata e tij.

14:37
Emoji, Google heq vezën nga sallata

Pas debatit online vjeshtën e shkuar për emoji e hamburgerit, dhe vendosja e rregullt e përbërësve, një tjetër disktuim nisi, dhe këtë herë për emoji-n e sallatës. Në qendër është gjithnjë Google që ka bërë të ditur se ka hequr vezën nga sallata, më sistemin e ri operativ Android P.

14:23
Argjentina humbet Lanzinin para Botërorit

Argjentina është futur në telashe, me skuadrën nënkampione të botës që humbet shërbimet e Manuel Lanzinit në Botërorin e Rusisë.

14:12
Shqiptarët, të diskriminuarit e mëdhenj të tregut gjerman të punës

Shqiptarët janë më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Këtë tregon një studim i realizuar mbi konkurrimet për vend pune nga organizata “WZB”, Qendra Shkencore për Hulumtimet Shoqërore, në Berlin.

14:12
“Na ishte një herë Estrada”, premierë në Teatrin e Elbasanit

Teatri i Elbasanit, në nisje të sezonit veror ka menduar që të rikthejë estradën, duke rikthyer edhe humorin tek publiku elbasanas.

14:04
Rruga që të çon në kanal

Banorët e disa fshatrave të Rrogozhinës kanë protestuar për rrugën dytësore, 1.5 km të gjatë, të ndërtuar pa standard sipas tyre, pasi ka një hyrje por jo dalje dhe në fund rruga të çon vetëm drejt një kanali.

13:51
Gjyq për të zhvilluar një gjyq! Kush duhet të gjykojë vrasjen e Fildez Hafizit?

Gjykata e Lartë pritet që në fillim të javës së ardhshme të shprehet me vendim se kush gjykatë është kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildeze Hafizi.

13:46
Veliaj: Më shumë investime në periferi të Tiranës

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë turit të llogaridhënies në Bërzhitë tha se do të ketë më shumë investime në periferi të Tiranës.

13:44
Indeksi global i paqes, Kosova më e rrezikuara në rajon

Në Indeksin e Paqes Globale, Kosova rezulton vendi më i rrezikuar në rajon. Instituti për Ekonomi dhe Paqe, me seli në SHBA, ka botuar raportin e tij të 12, ku thuhet se gjendja e paqes është përkeqësuar gjatë vitit të kaluar në 92 vende të botës, ndërsa në 71 të tjera është më e mirë.

13:26
George nderohet me çmim karriere, Amal e mbulon me lavde

Të pashëm, të suksesshëm e shumë të dashuruar. Në edicionin e 46 të çmimeve të “American Film Institute”, George Clooney dhe Amal Alamuddin kishin sy vetëm për njëri-tjetrin.

13:21
Lamtumirë Meme! Nëse BE e miraton ligjin

Memet, redaktimi i fotove për të qeshur dhe përdorime të tjera nuk do të lejohen më nëse miratohet një projektligj i BE-së për të drejtat e autorit, paralajmërojnë ekspertët.

13:14
Pippa Middleton konfirmon se është shtatzënë

Pippa Middleton konfirmon se është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin James Matthews.

13:04
Austria nis mbylljen e xhamive, zv.Kancelari: Ky është vetëm fillimi

Erdhën në pushtet me një gjuhë të ashpër kundër emigracionit e refugjatëve dhe me premtimet se do të forcojnë kontrollet dhe dëbojnë nga vendi imamët, që sipas tyre, predikojnë dhunën.

12:52
Botërori 2018, fituesit marrin plot 33 mln euro nga FIFA

Kampionati Botëror i futbollit është kompeticioni që u siguron të ardhura të mëdha Federatave të skuadrave pjesëmarrëse, e ai i Rusisë nuk bën përjashtim.

12:50
Majko: Mobilizim kundër rrezikut të pashtetësisë

Ministri i Shtetit Pandeli Majko në fjalën e tij në konferencën ku u prezantua raporti “Hartëzimi i popullsisë në rrezik të pashtetësisë në Shqipëri” foli për një mobilizim ndaj rrezikut të pashtetësisë.

12:46
Roma rrëmben talentin Kluivert nga Ajaksi për 25 mln euro

Një Kluivert për Serie A. Nuk është Patrick, por djali i tij Justin, dhe as Milani, por Roma.

12:41
Operacion kundër narkotikëve, pesë në pranga në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka kryer kontrolle të shumta në zona të ndryshme kundër narkotikëve, dhe si rezultat ka vënë në pranga pesë persona dhe ka sekuestruar kanabis dhe heroinë.

12:40
Kështu janë ngritur 20 Kupat e Botës (Foto)

Në Botërorin “Rusi 2018”, 32 skuadra do të luftojnë me njëra-tjetrën për një muaj vetëm për një qëllim: ngritjen e Kupës së Botës.

12:36
Inter, Skriniar rinovon deri në 2023-shin me 2.2 mln euro në sezon

Interi po punon fuqishëm për ndërtimin e një ekipi konkurrues në Champions, edicionin e ardhshëm, e këtë po e bën duke nisur nga shtrëngimi fort i aseteve më të çmuara në ekip, thënë ndryshe rinovimet.

12:26
Basha takon austriakët: Kërkova hapjen e negociatave

Takimin e radhës me partnerë ndërkombëtarë, Lulzim Basha e zhvilloi këtë të premte me dy deputetët austriakë, Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer te Partise Popullore austriake.

12:12
Erjona Sulejmani, topless në Canarie

Nëse në verën e vitit 2016 ishte femra që shkëlqeu në tribunat e Francës me hiret e saj, këtë verë ajo ka vendosur të mos merret me futbollin, por ka zgjedhur plazhin.

12:08
Indeksi i Paqes, Shqipëria fiton dhe 5 vende

Një vit më parë Shqipëria renditej e 57-ta mes 163 vendeve si më paqësore, sipas Global Peace Index (Indeksi Global i Paqes), por këtë vit ajo ka fituar edhe 5 vende, duke u renditur për 2018 në vendin e 52-të.

12:00
NASA publikon zbulimin e madh: Mbetje organike në Mars

Në fillim të javës NASA doli me një deklaratë se në ditët në vijim do të publikonte informacione të rëndësishme nga gjetjet që janë bërë falë robotit “Curiosity”, që endet prej vitit 2012 në sipërfaqen e Marsit.

11:59
“Arena Kombëtare”, gati në mars të vitit 2019

Punimet për stadiumin e ri “Arena Kombëtare” po vijojnë me intensitet.

11:44
Maturantët, sot provimi i Gjuhë-Letërsisë

Në mbi 200 shkolla të vendit është duke u zhvilluar sot provimi i dytë i detyruar i Maturës Shtetërore, ai i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

11:42
Aksidentohet zjarrmëtari në minierën e Bulqizës

Zjarrmëtari i një miniere kromi në Bulqizë është aksidentuar rreth orës 10.30 të paradites.

11:37
Belgjika njeh patentat shqiptare

Autoritetet belge kane konfirmuar zyrtarisht njohjen e lejeve te drejtimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

11:36
Kur takohen pronarët e supermakinave (Foto)

Një McLaren P1, një AMG GT4, dy makina Lë Manshi (CLK GTR dhe 911 GT1) e shumë mrekulli të tjera.

11:34
Sherr në lokal, plagoset me thikë 35-vjeçari

Një konflikt mes dy personave në Klos për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në verandën e një lokali në kët qytet.

11:27
Danimarka kërkon kampe refugjatësh në vendet jashtë BE-së

Kryeministri danez propozon që kampet e azilkërkuesve të ngrihen jashtë kufijve të Bashkimit Europian, e ideja e tij duket të jetë mbështetur nga disa vende të bllokut, përfshirë Gjermaninë, Austrinë e Holandën.

11:23
Çmim për projektin e BERZH për Hekurudhën Shqiptare

Rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i linjës së re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës fiton çmimin e EMEA Finance “Projekti më i mirë hekurudhor në 2017” në kategorinë e Financimit të Projekteve.

11:21
FIFA zgjedh sërish Cristianon për video-lojën e re

Shumë shpejt do të prezantohet video-loja e re e futbollit, “FIFA 19”. EA Sports nuk ka dhënë asnjë detaj për të rejat e saj, por diçka duket se e ka vendosur: në kopertinë do të ketë sërish Cristiano Ronaldon.

11:08
Një yll në Meksikë! (FOTO)

Bella Hadid e nisi karrierën duke postuar foto të nxehta në Instagram nga pushimet luksoze nëpër botë, krahë motrës së saj Gigi dhe mikeshës prej vitesh, Kendall Jenner.

10:53
Vrasja e 29-vjeçarit, arrest me burg për autorin e dyshuar

Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest me burg njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit Vasil Dervishaj, ngjarje e ndodhur të hënën e 4 qershorit.

10:48
Erdhi momenti, si të përdorni Mobike, biçikletën më “cool” në Tiranë

Biçikletat “Mobike” ka disa ditë që xhirojnë nëpër rrugët e Tiranës, por sot pasdite do të nisin zyrtarisht të bëhen pjesë e pandashme e lëvizjes sonë nëpër qytet.

10:46
Kalonin në kolaudim mjete me mangësi teknike, 4 në pranga

Një inxhinier dhe tre agjentë kompanish sigurimi të mjeteve janë vënë në pranga në sajë të operacionit policor “Kolaudimi 2”.

10:38
Tifozët anglezë, në alarm për Botërorin e Rusisë

Tifozët anglezë, që do të udhëtojnë drejt Rusisë për të ndjekur skuadrën e tyre në Kupën e Botës së kësaj vere, janë në rrezik të madh, pasi mund të bëhen objekt sulmesh homofobike, raciste dhe antibritanike.

10:33
Si të detoksifikoni trupin në një ditë – Foto

Lamtumirë lodhje, të qenët i përgjumur dhe ndjenjë e trishtimit.

10:31
Tur lobimi për liberalizimin e vizave, Veseli merr përkrahjen e Austrisë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të një vizite zyrtare në Austri gjatë së enjtes, është pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka.

10:18
Samiti i G7-s, luftë fjalësh përpara mbërritjes në Kanada

Udhëheqësit e vendeve të G7-s janë mbledhur në Kanada, për atë që mund të jetë një nga samitet më të ashpra ndër vite. Në prag të takimit, krerët francezë dhe kanadezë u përplasën me presidentin amerikan, Donald Trump, mbi temën më kryesore të axhendës së samitit, tarifat tregtare.

10:04
Vettingu, Bashkim Dedjan rrezikon ta djegë pasuria

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur disa shkelje në deklaratat e pasurisë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

10:03
Peleshi: Reformë e shërbimit veterinar, veteriner në çdo njësi administrative

Nga fshati Shëngjergji, i Tiranës, ministri i Bujqësisë ka bërë të qartë se reforma e nisur në shërbimin veterinar është shumë e domosdoshme, veçanërisht tani në këtë fazë, pasi ajo do të japë mundësinë e një funksionimi sistemit zinxhirit të sigurisë ushqimore, nga ferma në tavolinat tona.

09:59
Ekspertiza mjekoligjore: “Takiaritmia” i mori jetën Astorit. Mund të kishte shpëtuar

Davide Astori preku zemrat e mbarë Italisë me ndarjen e parakohshme nga jeta, por kur kanë kaluar mbi 3 muaj nga ngjarja që tronditi jo vetëm futbollin, kanë dalë edhe teza të reja mbi rrethanat e ngjarjes.

09:51
Parashikimi i motit, shira gjatë natës në zonat perëndimore

Kthjellime dhe vranësira të lehta vijojnë të dominojnë në zonat Perëndimore por vranësira më të shpeshta sjell mesdita në zonat lindore ku priten shira të izoluar.

09:44
Shpatullat jashtë! “Off the Shoulders” tendenca e kohës

E quajnë modeli alla Bardot, në nder të divës franceze të viteve ’60, që e mbante me mjaft sharm modelin me shpatulla jashtë dhe që është një nga më të preferuarit këtë stinë.

09:28
Plagosen dy persona në Gjirokastër, arrestohet përkrahësi i autorit të krimit

Dy persona u plagosën pasditen e djeshme në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës, teksa policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar si përkrahës të autorit të krimit.

09:18
Shigjetari, shenja e ditës

Hëna sot të kujton të gjesh kohë për t’iu dedikuar hobeve të tua dhe atyre që preferoni.

09:06
Klandestinët në SHBA transferohen në burgje federale

Administrata Trump, për herë të parë po transferon të dyshuarit si emigrantë ilegalë në burgjet federale, pas kërkesave për më shumë shtretër.

08:51
Brexit, Johnsonit i del përgjimi: Mund të shkojë keq

Boris Johnson paralajmëroi gjatë një darke private se “Brexit” mund të ngatërrohet shumë keq, ndërsa Departamentin e Thesarit e cilësoi si zemrën e fushatës për të qëndruar në Bashkimin Europian.

08:44
Krim pasioni në Tiranë, vret ish-të dashurën e qëllon mbi veten

Krimi i pasionit godet sërish në Tiranë. Ishte ora 08:10 e mëngjesit të së premtes, kur Xhafer Mata i doli përpara Xhuljeta Çunit dhe i kërkoi që t’i riktheheshin lidhjes, pas ndarjes prej pak kohësh.

08:32
Tiranë, automjeti përplas një person me biçikletë

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në kryeqytet, në kryqëzimin e “Vasil Shantos”, rreth orës 06:40 minuta.

08:22
Marcelo i bën ftesë Neymarit: Cristiano nuk është padroni i Realit

Marcelo është bërë i fundit që ka ndërhyrë në çështjen aq shumë të diskutueshme të kësaj vere, largimin e Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit.

08:12
Kanadaja, një hap më pranë legalizimit të marijuanës

Kanadaja kapërceu një pengesë të madhe legjislative të enjten, duke iu afruar kështu edhe më shumë ligjërimit të plotë të kanabisit “rekreativ”.

05:52
Erdogan: Pas zgjedhjeve, heqim gjendjen e emergjencës

Turqia vijon të jetë në një gjendje emergjence shtetërore, që pas grushtit të dështuar të shtetit, gjatë vitit 2016.

04:31
Liverpooli gjen në Francë pasuesin e Coutinhos

Liverpooli vijon të jetë në kërkim të një futbollisti që të zëvendësojë Philippe Coutinhon në formacion, me brazilianin që në janar iu bashkua Barcelonës.

02:14
Abidal emërohet Drejtor Sportiv te Barcelona

Eric Abidal emërohet Drejtor Sportiv i Barcelonës duke zëvendësuar në këtë detyrë Robert Fernandez. Drejtuesit e klubit katalanas bënë të ditur se 55-vjeçarit valencian, Roberto Fernandez Bonillo, që mbulonte prej disa vitesh rolin e sekretarit teknik të ekipit të parë të Barçës në futboll, nuk do t’i rinovohej më kontrata, që përfundonte më 30 qershor.

01:03
Rudy Giuliani sulmon Stormy Daniels: Është pa reputacion

Avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani vijon të japë deklarata qartësisht në mbështetje të presidentit amerikan.

00:23
Politika ndërhyn në futboll, ‘shkrin’ federatën e korruptuar

Ndërhyrja e politikës në futboll shihet si diçka e palejuar dhe e patolerueshme nga organizmat drejtues të këtij sporti, si FIFA dhe UEFA, por këtë herë duket se duhet përshëndetur.

E enjte, 07 Qershor 2018
23:39
Portugalia rikthehet te fitoret, Guedes lë në hije Ronaldon

Portugalia është rikthyer te fitoret, teksa në miqësoren e fundit para kampionatit botëror, mposhti Algjerinë me rezultatin e thellë 3-0.

23:17
Southgate teston formacionin B, Anglia mposht Costa Rica-n

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka testuar edhe atë që pritet të jetë formacioni i dytë i tij, ose lojtarët që do të nisen nga stoli.

22:58
“Perez është gati të shesë Ronaldon”

Reali i Madridit dhe Ronaldo duket gjithnjë e më larg që prej finales së Kievit ku Reali siguroi Championsit e tretë radhazi.

22:38
Trump do ta ftojë Kim Jong-un në Shtëpinë e Bardhë!

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe lideri koreanoverior Kim Jong-un priten të takohen më 12 qershor në Singapor.

22:25
“Sergio Ramos, një idiot!”

Reali i Madridit siguroi trofeun e tretë radhazi në Champions League, por edhe pse kanë kaluar ditë nga finalja e madhe e Kievit, ku madrilenët triumfuan ndaj Liverpool, polemikat vazhdojnë ende.

22:04
Vendburimet e naftës, fituesi i tenderit të anuluar: Do hedh në gjyq Shqipërinë

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, zv. Drejtori i Jurimex, Stanislav Badinski, kompania austriake të cilës iu hoq koncesioni vitin e kaluar për 3 vendburimet e naftës Cakran, Gorisht dhe Amonicë, deklaron se do të hedh Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit, pasi kompania e tij është eliminuar padrejtësisht.