Disa dhjetëra persona në qytetin Caravaggio në Itali pretendojnë se janë pasardhës të artistit të shekullit të 16. Zbulimi i disa eshtrave në një varrezë të vogël, në vitet 1950, ndihmoi në zbulimin e degëve të pemës familjare të tij.

“Unë jam lindur dhe jam rritur në qytezën e Caravaggios dhe, si çdo anëtar tjetër i familjes Merisi, jam i bindur se kam lidhje të drejtpërdrejtë gjaku me piktorin e madh”, thotë një fotograf 87-vjeçar, Pepi Merisi.

Në fakt, këtyre banorëve iu morën kampione të ADN-së, që u krahasuan me eshtrat e gjetura e që mendohet se ishin të mjeshtrit të madh, dhe një lidhje mes tyre u konfirmua.

Caravaggio, i lindur me emrin Michelangelo Merisi në vitin 1571, është i famshëm për përdorimin e tij dramatik të ngjyrave në veprat e tij. Jeta e tij ka qenë po aq e veçantë.

Ai është arrestuar disa herë për përfshirje në zënka, e madje edhe ka vrarë një burrë në përleshje e sipër, gjë që bëri që ai të largohej nga Napoli, pasi ishte dënuar me vdekje. Artisti vdiq në moshë të re, vetëm 38 vjeç, dhe nuk u martua, duke mos lënë pas asnjë fëmijë të njohur.

Top Channel