Rruga e Llogarasë është më e frekuentuara, sidomos gjatë verës. Por prej 6 vitesh segmenti i Dukatit prej 1 kilometer është më problematiku dhe që torturon pushuesit që zbresin dhe vijnë nga jugu.Pak kohë më parë aty u bë një investim sipërfaqësor, por situata mbetet problematike. Madje drejtuesit e mjeteve rrezikojnë edhe jetën, sidomos natën, pasi zona nuk ka as ndriçim.

Segmenti rrugor Vlorë-Himarë, në zonën e Dukatit është i rrezikshëm, sidomos për ata që udhëtojnë për herë të parë, ose kanë zgjedhur orët e natës për të qarkulluar.

Në kulmin e sezonit turistik, ky aks rrugor është i ngarkuar me lëvizje, por askush nuk ka bërë investime këtu, duke e lënë gjithnjë për një kohë të dytë rikonstruksionin e kësaj rruge.

Top Channel