PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin
Marko Gjuriç është shprehur kundër idesë për t’i dhënë Kosovës një vend në OKB, por pa e njohur Pavarësinë e saj.
“Për t’i dhënë Prishtinës një karrige në Kombet e Bashkuara dhe për këtë Serbia të mos marrë asgjë, është njësoj sikurse Serbia të pranojë pavarësinë e shpallur në të gjithë territorin e saj dhe të lihet përherë edhe veriu”, Kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën Marko Gjuriç në përgjigjen ndaj qëndrimit të cilin e paraqiti Sasha Jankoviç në intervistë për javoren ‘Vreme’.
“Është një ide shumë e keqe,” vlerëson Gjuriç pikëpamjen e kreut të Lëvizjes së qytetarëve të lirë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në, por pa njohjen e pavarësisë.
Top Channel