James Blunt rikthehet në krye të klasifikimeve britanike pas 19 vitesh, albumi i ri debuton në vendin e parë 15/11 13:41
Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus mund të mos martohen kurrë. Burime pranë tyre kanë konfirmuar për “Ace Showbiz” se ata janë mëse të lumtur vetëm me fejesën dhe martesën nuk e shohin si një hap të domosdoshëm për marrëdhënien e tyre.
Çifti janë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe gjithashtu përflitet se Miley mund të jetë shtatzënë. Miqtë e tyre të ngushtë kanë rrëfyer se këngëtarja ka një sjellje ndryshe, nuk konsumon më alkool dhe ndjen të përziera çdo ditë në stomak.
Partneri i saj gjithashtu nuk ndalon së prekuri barkun e saj dhe se dy ata shfaqen më të dashuruar se kurrë. Kjo është edhe arsyeja përse Miley nuk dëshiron të shfaqet shumë në publik kohët e fundit.
Top Channel