Barça insiston për Pogba, edhe pse marrëveshja është komplikuar

10/08/2018 12:17

Barcelona vazhdon të besojë në transferimin e Paul Pogba. Edhe pse marrëveshja është shumë herë me komplikuar pas mbylljes së merkatos në Premier League.

Megjithatë, në një artikull “El Mundo Deportivo” shkruan se “blaugranat” nuk janë tërhequr nga ideja e transferimit të mesfushorit francez.

Lojtari është i vendosur të largohet nga Manchester United, duke u nxitur edhe nga mosmarrëveshjet me trajnerin Mourinho.

Megjithatë, tashmë duket e vështirë edhe pse Barça vazhdon të besojë.

Top Channel