E shtunë, 09 Qershor 2018
23:01
TopAwards/ Fejzullahu: Rikthimi, jo aq i vështirë, sa ishte i vonuar

“Nata është e jonë” është projekti muzikor, i cili riktheu në muzikë Armend Fejzullahun, ish-vokalistin e grupit Votra, i cili ka vendosur të vijojë karrierën i vetëm.

22:57
Plagoset me armë një 43-vjeçar, shpallet në kërkim autori

Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive banale në fshatin Seferan, Bashkia Belsh.

22:30
Talebanët ‘ndalen’, armëpushimi i parë në 17 vite

Talibanët lajmëruan një armëpushim tre ditor me qeverinë afgane që përkon me fundin e muajit të Ramazanit.

22:17
Tregti pa tarifa, “dështon” samiti i G7

Bisedimet në samitin e G7 në Kanada dështuan në zgjidhjen e diferencave të thella mes presidenti amerikan Donald Trump dhe liderëve të kombeve të tjera të industrializuara. Ndasitë mes tyre u panë qartë sidomos për tregtinë, megjithëse presidenti Trump në konferencën e tij përmbyllëse për shtyp foli për një samit shumë produktiv, ku ai tha se propozoi tregti vërtetë të lirë.

21:51
Pak ditë nga Botërori, trajneri i Argjentinës akuzohet për abuzim seksual

Trajneri i “La Selecion”, Jorge Sampaoli është përfshirë në një skandal seksual dhe rrezikon seriozisht shkarkimin nga stoli i kombëtares.

21:44
Protesta ndaj Ramës edhe në Fier, Basha: Drejtori i Policisë grisi banderolën e PD

Përmes një videoje të postuar në rrjetin social, kreu i PD denoncon atë që sipas tij është një rast i paprecedentë, grisjen e banderolës së PD nga drejtori i policisë Fier dhe efektivëve të tjerë të policisë, teksa në këtë qytet kishte mbërritur kryeministri Rama.

21:30
Vettel kthen Ferrarin fitues në Kanada pas 17 vjetësh

Ferrari rikthehet në Pole Position në Çmimin e Madh të Kanadasë, me Sebastian Vettel që vendosi edhe rekordin e ri të pistës. Hamilton do të niset nga vendi i katërt.

21:18
By Pass-i i Vlorës mbetet pezull, “Serenissima” shpall falimentin

Në kantierin e ndërtimit të By Pass-it të Vlorës, prej më shumë se një viti nuk ka më asnjë mjet dhe punëtor. Firmat nënkontraktore shqiptare kanë braktisur këtë kantier ndërtimi, pasi nuk janë paguar nga kompania Serenisima, e cila kishte fituar tenderin për të kryer punimet në këtë By pass.

21:05
Kovacic alternativa e Jorginhos për City-in

Manchester City po has vështirësi për të firmosur me mesfushorin italo-brazilian të Napolit Jorginho, pasi klubi i kaltër po refuzon ofertat e njëpasnjëshme të klubit anglez.

20:50
“Gjurmë Shqiptare”: A po zvogëlohet Shqipëria?!

Të dhënat zyrtare theksojnë se nga 427 km vijë bregdetare thuajse 154 janë prekur nga erozioni apo janë nën rrezikun e tij. Çfarë thuhet në raportin e ekspertëve dhe përse ata kanë vënë alarmin? Cilat janë zonat më problematike dhe çfarë rrezikojnë?

20:04
Rikthehet “Game of Thrones”, HBO paralajmëron zgjatjen e serialit

“Game of Thrones” mund të sigurojë disa seri të reja të origjinës së sagës, një prej pesë mundësive të zgjatjes së serialit, siç pohon vetë HBO. Autori i librit, George RR Martin ka krijuar seritë e reja me ndihmën e skenaristit britanik Jane Goldman.

20:00
Lajmet kryesore të ditës, 09/06/2018 – Ora 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

19:50
Revolta e Kuçovës, protesta e tifozëve që tronditi qeverinë komuniste në 1988

Naftëtari, skuadra e Qytetit Stalin në ato vite, apo Kuçova e sotme, në fund të sezonit 1987-1988 doli e dyta dhe sipas rregullores duhet të ndeshej me Dinamon, e katërta nga fundi në kategorinë e parë.

19:49
Projekti që ndal ndotjen; Nis ndërtimi i inceneratorit në Fier

Në Mbrostar të Fierit po vijon puna për ndërtimin e impiantit të inceneratorit që do të trajtojë mbetjet urbane të Fierit. Projekti parashikon ndarjen, riciklimin dhe asgjësimin me teknologji të fundit që eliminon mbetjet si në toke ashtu edhe në ajër.

19:43
Sfida e të vegjëlve, dilemat e LIBRA, SFIDA dhe Aleancës Kuqezi

Veç betejës së ashpër në qendër, partitë e mëdha kanë zbritur në bazë; socialistët në qeverisje për llogaridhënie e për të shtrënguar radhët, ndërsa demokratët kanë nisur zgjedhjet nga qeliza më e vogël.

19:41
Vikena Kamenica ‘shijon’ duartrokitjet franceze

Shqiptarja Vikena Kamenica ofron një interpretim në rolin e Dalilës në formën më të përsosur të bukurisë. Me superlativa i nisin komentet mediat franceze për mexosopranon shqiptare, Vikena Kamenica dhe debutimin e saj në pjesën “Samson et Dalila”, ngjitur në skenën e operas së Metz-it, në datat 1-3 dhe 5 qershor. Në rolin e protagonistes, këngëtarja shqiptare ka mbajtur peshën kryesore, një rol që ajo e ka pritur prej vitesh.

19:30
Pesticide pa leje për qershitë; Hyn si pleh për bimët, por është helm

Investigimi i Top Channel zbuloi një pesticid tjetër që hyn në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. ai quhet Silicon Mix dhe importohet si pleh për bimët, por që fermerët po e përdorin gjerësisht kundër insekteve te qershitë. Konfirmimi për mashtrimin vjen edhe nga laboratori i specializuar shtetëror për pesticidet dhe plehrat.

19:21
Singapor, çdo gjë gati për takimin Trump-Kim Jong un

Çdo gjë është gati për samitin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un që do të mbahet më 12 qershor në ishullin Sentosa të Singaporit, konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme të Singaporit Vivian Balakrishnan.

18:58
TopAwards/ “Top 20” feston miqësinë e Ghetto Geasy dhe Flori Mumajesit

Një miqësi që ka nisur para 20 vitesh edhe që ende vazhdon po me të njëjtin respekt dhe dashuri. Bëhet fjalë për Flori Mumajesin dhe Ghetto Geasy, miqësia e të cilëve ka kulmuar në një bashkëpunim muzikor.

18:30
Emanuela ka një përshëndetje “të nxehtë” për Gigin (Foto)

Tifozja e njohur e Juventusit, Emanuela Iaquinta ka gjetur një mënyrë ideale për të përshëndetur kapitenin legjendar, Gigi Buffon, pas lamtumirës së tij nga bardhezinjtë.

18:26
Starton Rally Albania; 180 sportistë, “sprint” për podiumin

I kthyer në një ndalesë të përvitshme për shumë prej pilotëve më të profesionistë të garave off road, Rally Albania ka mbledhur edhe këtë verë disa nga protagonistët më të njohur te motorët dhe makinat. Edicioni i 14 i garës sportive në vendin e Shqiponjave merr jetë këtë të shtunë nën petkun e garës më të vjetër të Ballkanit.

18:19
Rama në Fier: Nuk kemi saldatorë, na vijnë nga Tailanda

Turin e tij të llogaridhënies, kryeministri Edi Rama e vijoi në qytetin e Fierit, ku ndau planet e investimit të qeverisë, me banorët e pranishëm. Rama theksoi resurset turistike të pashfrytëzuara të Fierit dhe tha se qeveria do të investojë për të marrë maksimumin.

17:59
TopAwards/ Pas 68 javësh “Dikur” largohet nga klasifikimi

“Dikur” ishte shndërruar prej kohësh në një prej këngëve më jetëgjatë të klasifikimit të “The Top List” por duket se më në fund fansat kanë vendosur të shijojnë projektet e reja të artistit të tyre të preferuar, Alban Skënderaj.

17:58
Aksident i rëndë pranë Metalurgjisë në Elbasan, një i vdekur – VIDEO

Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari ka ndodhur në orët e pasdites, pranë rrethrrotullimit të Metalurgjisë, në aksin Tiranë-Elbasan.

17:43
Halep thyen tabunë, triumfon në “Roland Garros”

Simona Halep i ka dhënë fund tabusë së titujve ‘slam’, teksa këtë vit e ka bërë të vetin turneun francez “Roland Garros”.

17:29
Botërori në alarm, Hackersat ‘shesin’ bileta me çmime të lira

Kur duhen pak ditë nga nisja e botërorit të futbollit, në Rusi janë në alarm për sulmet informatike të lidhura me turneun.

17:23
Zyrtare, trajneri i Argjentinës zgjedh zëvendësuesin e Lanzinit

Merr fund dilema e trajnerit të Argjentinës, për të zgjedhur se kush do të zëvendësojë Manuel Lanzinin në “Rusi 2018”.

16:40
Bushati: Kritika e Qosjes, “gur prove” mbi drejtësinë e kursit të mendimit shqiptar

Akademiku Rexhep Qosja është shpallur “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe dhe i pranishëm në ceremoni ishte dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

16:07
Emigrantit shqiptar i kthehen paratë

Rustem Kazazi emigroi drejt Shteteve të Bashkuara me shpresën që një ditë të rikthehej në shtëpi, të shiste banesën e vjetër e të blinte një vilë të vogël në bregdet.

16:02
Chelsea në shitje? Abramovich refuzon 2 mld stërlina

Roman Abramovich ka refuzuar 2 miliardë stërlina për të shitur skuadrën e Chelsea-t: lajmi është publikuar nga Daily Mail, që shton kështu një tjetër episod intrigues për këtë verë.

16:00
Lajmet kryesore të ditës, 09/06/2018 – Ora 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:49
Shqipëria po zvogëlohet, toka në bregdet po përpihet nga erozioni

Bregdeti i Semanit në Fier, por edhe zona të tëra në Durrës, Kavajë, Divjakë, Pashaliman e deri në Patok, Kune Vain, Shëngjin e më tej në veri të vendit janë në një gjendje alarmante.

15:38
Plani i Makronit për Europën është tërheqës, por ka mbetur vetëm

Franca është kthyer në lojë, energjike, e qartë, ambicioze! Urra! Por kush tjetër po ofron gatishmëri për ta çuar Europën përpara? Italia po pëson krizë nervore, Spanja ka problemet e brendshme, Polonia lëkundet, Britania është duke ikur, ndërsa Gjermania ka zënë  vend në divan e nuk lëviz. Vërtet familje e çakorduar!

15:34
Kovaçi i kohëve moderne…

“Hekuri rrihet sa është i nxehtë” dhe kjo nuk është thjesht një shprehje në kuptimin e figurshëm të saj, por një proces i vështirë pune që dikur ishte baza e prodhimit të vegla bujqësore.

15:30
Në shkollë për drejtor/ Të zgjedhurit, kurs për të menaxhuar 14 milionë euro fonde

Drejtorët e spitaleve, të cilët u zgjodhën me konkurs, po shkollohen se si të menaxhojnë fondet, burimet njerëzore, menaxhimin e krizave, etj. Për 5 javë me radhë, në çdo fundjavë do të ndjekin leksione nga lektorë të huaj dhe vendas.

15:19
Smajlaj medalje ari edhe në Lihtenshtein

Atleti shkodran Izmir Smajlaj është shpallur kampion Europe për vendet e vogla, në një kompeticion ku morën pjesë 18 shtete.

15:14
Tirana nëse do ndalte plastikën do renditej mes qyteteve të pastra nga ndotja

Ambientalistë e ekspertë janë përpjekur prej kohësh ta tregojnë sesa të dëmshme janë për mjedisin qeset plastike: ato mbysin jetën e egër, nuk shpërbëhen lehtë në tokë e oqean dhe nuk janë të lehta për t’u ricikluar e kjo është arsyeja kryesore përse 90% e qeseve të tilla në Shtetet e Bashkuara nuk i nënshtrohen këtij procesi.

15:10
Top Talent, nis përzgjedhja e aplikantëve

Pas njoftimit të Top Channel në kërkim të promovimit të gazetarëve, regjisorëve dhe prezantuesve të talentuar, të shtunën pranë studiove të Top Channel u realizua faza e parë e përzgjedhjes së tyre.

15:06
Klandestinët, 200 në 10 ditë; Vijnë nga Greqia për të kaluar në Malin e Zi

Vetëm gjatë 10 ditëve të fundit në Shqipëri përllogaritet të kenë hyrë ilegalisht rreth 200 klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme.

15:03
Dy standarde për hashashin

Policia e shtetit duket se vepron me dy standarde me përdoruesit e hashashit. Në kryeqytet ndodh që për të njëjtën sasi të kapur, një komisariat të arreston, ndërsa një tjetër të procedon në gjendje të lirë.

15:03
Pronat, taksat nga një prilli. Detyrimi do paguhet nga koha e hyrjes në fuqi

Detyrimi i familjeve për ta paguar taksën e pronës sipas formulës së re ka filluar që nga data 1 prill e këtij viti. Edhe pse shumica e bashkive vazhdojnë ta mbledhin taksën sipas formulës së vjetër, qytetarët do ta paguajnë diferencën e detyrimit mes taksës së re dhe asaj të vjetrës, në një kohë të mëvonshme. Kjo vlen edhe për qytetarët e Tiranës.

14:53
Po përgatisnin sulm terrorist ndaj KFOR-it, arrestohen dy shtetas në Kosovë

Dy persona u arrestuan në Prishtinë, të dyshuar se planifikonin sulme terroriste mbi forcat paqeruajtëse të KFOR-it. Gjykata në Prishtinë miratoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për të burgosur dy të dyshuarit për “përgatitje të veprave terroriste”, ndaj KFOR-it dhe në vendet më të populluara me qytetarë.

14:37
Fadil Vokrri, lamtumirë ëndrrarealizues!

Ai ka luajtur për kombëtaren e Jugosllavisë, ka luajtur edhe me Partizanin e Beogradit, por në zemrën dhe mendjen e tij kanë qenë gjithnjë, Podujeva, Prishtina, Kosova. Fjalët e mira për të janë thënë në të gjallë, por sot që ai ka mbyllur sytë për të mos i hapur më, ato burojnë dhe amplifikohen në mënyrë të pashtershme, duke ja lartësuar edhe më shumë figurën.

14:11
Italia, koha e bilancit për sistemin VAR

Sezoni i parë në futbollin italian me sistemin VAR ka lënë shumë ekipe të kënaqur me mënyrën sesi është vendosur drejtësia në fushat e futbollit, por shumë të tjerë pretendojnë pikë të mohuara dhe qindra tifozët e quajnë sfilitëse, kohën nga ndalesa e lojës deri në vendimin final.

14:10
Nis “arnimi” i autostradës Tiranë-Durrës, udhëzime për lëvizjen e mjeteve

Qeveria nis nga puna për ndërhyrje emergjente për riparimin e shtresave të asfaltit në aksin rrugor Qafë Kashar-Durrës dhe anasjelltas. Kjo ndërhyrje do të kryhet gjatë gjithë muajit qershor, dhe do të nisë këtë të hënë me aksin rrugor Qafë-Kashar Vorë.

13:57
Spektakli i kësaj vere, edhe “offside” do jetë 3D në Botëror

Botërori i futbollit që do të startojë në 14 qershor në Rusi do të jetë turneu i parë i këtyre përmasave që do të aplikojë sistemin e videoarbitrimit, një risi teknologjike që do të pasurohet me dhjetëra kamera dhe imazhe të denjë për një “Big Brother”.

13:51
Rusi 2018, Putin: I kemi hapur zemrën botës

Mungojnë vetëm pak ditë nga starti i shumëpritur i turneut më të rëndësishëm të futbollit për kombëtare, dhe në Rusi janë të bindur se do të organizojnë botërorin më të mirë ndonjëherë.

13:41
Negociatat, Meta: Të bashkëpunojmë, larg frymës së konfliktit

Kreu i shtetit Ilir Meta i pyetur në bashkinë e Pustecit për tre vendet skeptike për negociatat, tha se duhet të angazhohemi në mënyrë bashkëpunuese.

13:40
Ndarja nga jeta e Vokrrit, Rama: Lamtumirë kampion!

Për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Facebook”.

13:34
Vartësit e akuzuan për keqdrejtim, largohet animatori i Disney

Animatori i Disney, i cili ka qenë drejtuesii hitit Toy Story në 1995, dhe krijuesi pas filmave të dashur për të gjithë si “Cars”, “Frozen”, “Finding Nemo”, John Lasseter ka deklaruar se do të largohet nga studiot.

13:23
Apple, një byzylyk për të matur tensionin

Apple në të ardhmen mund të publikojë një pajisje mjekësore, apo të pasurojë me funksione të tjera Apple Watch.

13:14
Salah në luftë me kohën, kërkon ndeshjen me Uruguajin

Mohamed Salah është në luftë me kohën, për të qenë gati që në premierën e Kupës së Botës(Egjipti luan më 15 qershor kundër Uruguajit), pas dëmtimit që mori në finalen e Ligës së Kampioneve.

13:14
“The Voice Kids”, pjesëmarrje e madhe në Tiranë edhe në audicionet e ditës së dytë!

Vazhdon audicioni i Tiranës në ditën e dytë të tij. Fëmijët aspirantë për t’u bërë pjesë e ‘The Voice Kids 3’ vijojnë të paraqiten në studiot e Top Channel, në “Piramidë”, me të njëjtën energji dhe spontanitet si herët e tjera.

13:06
Vetëvritet ylli i CNN, reagim me dhimbje nga adhuruesit

Adhurues nga e gjithë bota kanë reaguar me dhimbje ndaj lajmit të ndarjes nga jeta të personazhit të njohur televiziv amerikan, Anthony Bourdain.

13:00
Milinkovic-Savic, Juve ‘ngre pazarin’ për serbin

Milinkovic-Savic ka kërkuar kohë. Vedimi për të ardhmen e tij do të merret pas përfundimit të finale të Kupës së Botës, që startojnë në mesin e javës së ardhshme.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 09/06/2018 – Ora 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:34
Vasili: Le të ikë Rama refugjat, jo shqiptarët

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një postim në Facebook thotë se Shqipërisë nuk i duhet që shqiptarët të ikin si refugjatë nëpër botë.

12:32
I dha ndihmën e parë Vokrrit, flet zyrtari i EULEX-it

Zyrtari i Eulexit, Bengt Persson është personi i parë që i ka dhënë ndihmën Fadil Vokrrit pas sulmit në zemër në një qendër fitnesit në Prishtinë dhe që i mori jetën.

12:28
Vrasja e 14-vjeçares nga emigranti në Gjermani shkakton debate të mëdha

Vrasja e një 14-vjeçareje nga një emigrant irakian ka shkaktuar debate të mëdha në Gjermani.

12:24
PD, Vokshi: Qeveria po mbledh informacione private për 80% të votuesve

Partia Demokratike vijon të denoncojë mbledhjen e të dhënave personale të pacientëve, punonjësve të administrarës dhe prindërve të fëmijëve që ndjekin arsimin publik për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

12:19
“Triathlon”, Veliaj: Tirana po kthehet në destinacion turistik për Ballkanin

Tirana do të presë për herë të parë një garë “Triathlon”-i, sporti që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.

12:15
Rama: Do rrisim pagat në privat

Pavarësisht zhvillimit të sektorit privat, kryeministri Rama deklaroi se në marrëdhëniet mes punëmarrësve dhe punonjësve ka probleme serioze që nga kushtet e punës deri tek pagat.

12:10
Vrau gruan pas sherrit, bashkëshorti: Vetëm sa e shtyva, u rrëzua

Një tjetër krim i rëndë ka ndodhur në një familje në Durrës.

11:51
Ndarja nga jeta e Vokrrit, reagon FSHF: Jemi të tronditur

Kosova është në zi, pasi legjenda e saj në futboll, Fadil Vokrri, u nda nga jeta në mënyrë të papritur mëngjesin e sotëm në moshën 58-vjeçare.

11:28
Rama nga Lushnja: Drejtësia e pastruar do të merret dhe me politikanë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e llogaridhënies këtë herë me qytetarët e Lushnjes.

11:16
Largimi i parakohshëm i Vokrrit, Thaçi: U prehsh në paqe Kapiten!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një mesazhi ngushëllimi shpreh dhimbjen e tij për largimin e parakohshëm të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

11:08
Korsia më e re e biçikletave të çon te Parku i Liqenit! Merr Pedalo për qejfin tënd me Mobike

Tirana është duke revolucionarizuar transportin e saj qytetas, ku krahas ardhjes së 4 mijë biçikletave moderne Mobike, puna vijon paralelisht edhe për zgjerimin e rrjetit të korsive të dedikuara për të mbrojtur pedaluesit.

11:04
Çantat e kashtës për këtë verë

Çantat me thurje janë aksesori më i duhur për këtë verë. Ato zëvendësojnë çantat e shtrenjta “IT”, dhe lajmi i mirë është se ka një çmim të përballueshëm nga të gjitha.

11:00
Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Mëngjesin e së shtunës Fadil Vokrri, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare pas një ataku kardiak.

10:47
E mashtronte duke i parashikuar fatin, i merr 7500 euro

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 51-vjeçare, e dënuar edhe më parë për mashtrim. Ajo i ka marë një shtetasi 7500 euro.

10:07
Udhëzimi, oraret e kufizimit të mjeteve të rënda gjatë sezonit turistik

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë e deklaroi dhe më herët në marrjen e masave për sezonin turistik kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda.

09:59
Golden State triumfon ndaj Cleveland dhe mbron titullin kampion

Golden State Warriors ia ka dalë të mbrojë titullin kampion në NBA, pasi mposhti bindshëm në finale, 4-0 me ndeshje, Cleveland Cavaliers.

09:55
55 vitet e Johnny Depp

Një shpirt rebel që në vogëli, aktori Johnny Depp fik sot 55 qirinj. Një seksimbol, me një karrierë të shkëlqyer që ka bërë të ëndërrojnë mjaft breza.

09:42
Shitëset hajdute zbulohen nga kamerat, dy të arrestuara në Lushnje

Shitëse në marketin ku punonin, por prej kohësh vidhnin paratë e kasës. Dy vajza në Lushnje, janë arrestuar nga policia për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

09:35
Pijet ideale për të humbur peshë

Nëse jeni gjithmonë në kërkim të mënyrave më të shëndetshme dhe efikase për të hequr kilet e tepërta, duhet të provoni disa pije të mrekullueshme dobësuese.

09:19
Milani shumë pranë Falcao-s, Silva në huazim

Merkatoja e vitit të kaluar ishte tejet e nxehtë për Milanin, por edhe kjo verë duket sërish e tillë për kuqezinjtë.

09:13
Projektet e reja, nga Rruga e Arbrit tek Unaza e Madhe e Tiranës

Mirëmëngjesin e kësaj të shtune në Facebook kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar për të bërë publike projektet infrastrukturore që nisin këtë vit.

09:10
Me armë pa leje me vete, arrestohet 27-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka shtuar kontrollet gjatë sezonit turistik, ku gjatë të premtes ka arrestuar një 27-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pa leje.

09:06
Me 200 km/h?! I riu durrsak sfidon efektivët. Policia: Papërgjegjshmëri në mjet

Fundjava vijon të jetë shqetësuese për policinë rrugore, pasi argëtimi dhe teprimi me alkoolin përbën rrezik për shpejtësi tej normave të lejuara.

08:37
Rusia në G7? BE: Nuk është koha e duhur

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai do që Rusia të jetë pjesë e grupit të G7 të vendeve më të industrializuara, por kundër tij kanë dakë vendet e BE të cilat janë dokordësuara se nuk është momenti i duhur që kjo të ndodhë.

08:31
Kendall, injoron akuzat, shfaqet “topless”

Modelja e famshme Kendall Jenner nuk do t’ia dijë për askënd. Ditën e kaluar, ajo mori një lum akuzash për disa foto të postuara në rrjetet sociale ku dukej se e kishte tepruar me photoshop.

08:10
Media amerikane: Hakera kinezë vjedhin të dhënat sekrete mbi luftën nëndetare

FBI ka nisur të hetojë vjedhjen e të dhënave të një kontraktuesi të Marinës amerikane nga qeveria kineze.

08:02
Trump: Gati për takimin me Kim Jong un

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka hedhur poshtë njoftimet se ai nuk është i përgatitur për takimin e nivelit të lartë që do të zhvillojë javën e ardhshme me udhëheqësin e Phenianitt Kim Jong Un. Ai u tha gazetarëve të premten se: “jam përgatitur për këtë gjë, gjatë gjithë jetës time”.

07:30
Trump i izoluar në ditën e parë të samitit të G7

Ndasitë mes Trump dhe liderëve të tjerë të G7 ka qenë mjaft e dukshme në ditën e parë të samitit.

07:23
E shtuna me shi, reshjet largohen pasdite në Lindje

Moti mbetet me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në veriperëndim dhe qendër.

07:20
Binjakët, shenja e ditës

Sektori i miqësive dhe jetës sociale sot do të të dhurojë kënaqësi të madhe. Je e lumtur të transmetosh gëzimin tënd tek personat që të duan dhe këtë mund ta bësh para një birre apo një kafeje.

05:51
Gjykata ndërkombëtare anulon dënimin 18-vjeçar të kongolezit Bemba

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka rrëzuar dënimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ish-nënkryetarit të Kongresit Demokratik të Kongos Jean-Pierre Bemba.

04:41
A do të bëhet Maqedonia vend satelit i Rusisë?

Maqedonia është shndërruar gjithnjë e më shumë në destinacionin e strategëve politikë të Kremlinit, ideologëve që mbështesin veçantinë e Rusisë, apo misionin ortodoks të Moskës në botën sllave dhe në Euroazi.

02:23
Verstappen e nis me vrull në Kanada

Max Verstappen u përball me një lumë kritikash mbi mënyrën e tij të rrezikshme të drejtimit të mjetit në garë, por vetëm një ditë më pas, vendosi të përgjigjet në pistë.

01:47
Siri, 35 të vrarë nga bombardimet e regjimit

Një organizatë siriane thotë se një sulm ajror në një rajon nën kontrollin e rebelëve ka lënë të vrarë 35 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, mes tyre fëmijë.

01:03
Perin firmos me Juven, javën tjetër pritet Emre Can

Vetëm pak ditë pas vendimit final të Gigi Buffon për t’u larguar nga Juventusi, bardhezinjtë kanë gjetur zëvendësuesin e tij. Skuadra torineze ka vënë në dispozicion të Massimiliano Allegrit ish portierin e Genoas, Matia Perin.

00:24
Miqësore/ Gjermania mposht Arabinë, Zvicra triumfon ndaj Japonisë

Gjermania është rikthyer te fitorja, pas thuajse 8 muajsh, teksa mposhti Arabinë Saudite me rezultatin 2-1. Në miqësoren e fundit para startit të kampionatit botëror “Rusi 2018”, skuadra e Low shënoi dy golat që në pjesën e parë, me anë të Timo Werner dhe një autogoli të Hawsawi.

E premte, 08 Qershor 2018
23:13
Floriani mposhti serbin, por një grek triumfoi ndaj shqiptarit nga Kosova

Pallati i sportit dhuroi një mbrëmje magjike, ku krahas super duelit mes Florian Markut dhe Slaxhan Dragisic, në oktagon u ngjitën gjithashtu dhe sportistë të talentuar që aspirojnë për të bërë emër në sportin e kick-boksit.

22:38
Ukrainë, miratohet ligji për Gjykatën e anti-korrupsionit

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar ligjin për krijimin e një gjykate kundër korrupsionit, në një përpjekje për të përmbushur kriteret për të marrë 17.5 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

22:23
SHBA, Washington për herë të parë kampion në hokej

Për herë të parë në 44 vjet Kupa Stanley vjen në Uashington, pas fitores dje të ekipit të hokej në akull, The Washington Capitals kundër ekipit Vegas Golden Knights. Ndeshja u zhvillua në Las Vegas, por kryeqyteti amerikan ishte i mbështjellë në ngjyrat e ekipit, ndërsa tifozët ndiqnin nga klube e restorante finalen emocionuese.

22:10
Florian Marku: Dua 3 si serbi!

Florian Marku e mbajti fjalën. Ai tha se do ta thyente që në raundin e parë kundërshtarin e tij serb dhe kështu bëri duke e mbyllur ndeshjen vetëm pas 90 sekondash.

21:58
Florian Marku thyen serbin për 90 sekonda

Florian Marku nuk zhgënjeu admiruesit shqiptar të sportit të MMA dhe regjistroi një tjetër fitore në karrierën e tij.

21:38
Krim në familje, burri vret gruan me mjete të forta

Një tjetër krim i rëndë godet familjen shqiptare.

21:07
Makina përplaset me motorin në Korçë, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur në orët e mbrëmjes së të premtes pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Korçë-Voskopojë.

20:56
Portieri Selmani shënon gol, Shpresat barazojnë me Bjellorusinë

Shpresat e Shqipërisë kanë barazuar 1-1 me Bjellorusinë në takimin e dytë ndaj këtij kundërshtari brenda 3 ditëve, ku në ndeshjen e parë fituam 3-2.