Luka Modriç ka udhëtuar për në Talin me Realin e Madridit, ku do të marrë pjesë në ndeshjen e Superkupës së Europës, ndaj Atletikos, por shpresat e Interit nuk janë venitur ende.
Carmelo Anthony është zyrtarisht një lojtar i Houston Rockets. Ish-lojtari i Oklahoma City Thunder ka nënshkruar një kontratë një vjeçare ku do të përfitojë 2.4 milionë dollarë.
Edhe pse është nje artiste e re në tregun muzikor shqiptar, Tayna ka arritur të shndërrohet menjëherë në qendrën e vëmendjes falë talentit të saj.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka paralajmëruar rritjen e çmimit të karburanteve të subvencionuara, me qëllim që të frenojë kontrabandistët që i shkaktojnë vendit miliona dollarë dëme.
Stresi i ditëve të shkuara të shtyn të kërkosh kohë vetëm për vete, ndoshta dhe në heshtje të plotë. Mund të pranoni propozime nga miqtë për të dalë, por me paktin që të mos jenë program i lodhshëm.
Në një kohë që shumë prej qytetarëve i janë drejtuar zonave bregdetare për t’u freskuar, janë me dhjetëra efektivë të policisë Bashkiake të cilët punojnë nën temperaturat e larta të këtij gushti për mbarëvajtjen e punëve të qytetit.
Ngjarja e mbrëmshme ku Ardian Gjikës iu dogj shtëpia nga bashkëjetuesja është edhe më e rëndë. Policia e Fierit bën të ditur se Rudina Kishta, 42 vjeçe ka tentuar të mbysë në lumin Seman, në afërsi të fshatit Daullas vajzat e saj binjake, 6-vjeçare.
Numri i kalimeve të parregullta kufitare përmes 4 korridoreve kryesore në Bashkimin Europian ka rënë me 43 për qind në 7 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me shifrat e një viti më parë, sipas asaj që njoftoi agjencia kufitare e BE-së, “Frontex”.
Forca të armatosura të policisë kanë rrethuar një automjet dhe arrestuan drejtuesin e tij, pasi kishte goditur dhe lënduar të paktën dy këmbësorë, e më pas u përplas me barrierat e sigurisë jashtë Parlamentit britanik, “Westminster”, mëngjesin e kësaj të marte.
Melbourni i Australisë është zhvendosur për herë të parë nga Vjena, në majën e indeksit global të jetueshmërisë, të hartuar nga “Economist Intelligence Unit”, duke përforcuar në këtë mënyrë pretendimin e kryeqytetit austriak se është qyteti më i këndshëm në botë ku mund të jetohet.
Ish-këshilltarja e Donald Trumpit ka publikuar atë që ajo e quajti si përgjim i një telefonate nga presidenti amerikan, pas shkarkimit të saj vitin e kaluar.
Një studim i fundit tregon se avulli i cigareve elektronike mund të dëmtojë qeliza jetike të sistemit imunitar, e për këtë arsye mund të jenë më të dëmshme nga sa mendohej më parë.
Gjumi dhe qetësia e familjes Halilaj këtu në Kamëz u trazua mesnatën e kaluar, kur një kallashnikov u zbraz drejt banesës së tyre. Shenjat e plumbave kanë ngelur në fasadën e xhamtë që në të cilën edhe gjurmët e tyre janë mbuluar tashmë me një rrjet.
Një 55-vjeçar nga fshati Portëz ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit, pasi është përplasur nga një automjet pak përpara mesnatës midis të hënës dhe të martës.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha në një deklaratë se akuzat për përfshirjen e Moskës në helmimin e ish spiunit rus Sergei Skripal në qytetin anglez Salisbury, ishin të pabaza.
Forcat e Sigurisë në Egjipt vranë gjashtë persona, të dyshuar si militantë terroristë, gjatë bastisjes së një shtëpie në periferi të Kajros.
Kryeministri i Irakut bëri një hap mbrapa nga angazhimi për t’iu përmbajtur sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj Iranit.
Drita është skuadra fituese e Superkupës së Kosovës. Skuadra gjilanase, kampione e vendit, fitoi ndaj Prishtinës së Mirel Josës me rezultatin 2-1, në një ndeshje që u zhvillua në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri”.
Peter Strzok, agjenti i FBI-së i cili u vu në qendër të akuzave nga republikanët për dërgimin e mesazheve të ngarkuara politikisht që “shqetësonin” presidentin Donald Trump, u shkarkua nga Byroja Federale.
Çifti simpatik i TOWIE është duke pushuar në ishullin e Kretës në Greqi.
Lionel Messi nuk ishte protagonist në asnjë nga dy golat që i dhanë triumfin Barcelonës në Superkupën e Spanjës ndaj Sevillasë, por “Pleshti” po bëhet gjithmonë e më shumë pjesë e historisë së katalanëve.
Bisedimet me Ministrin e Jashtëm Rus krijojnë konflikte interesi midis Elizabetës e Henrit, i cili kërkon të shpëtoje motrën e sëmurë të Dimitrit, Talia Petrovën, nga qeveria ruse.
Vetëm disa ditë pas zjarreve vrastare në periferi të Athinës, vatra të reja zjarri kanë djegur shumë zona pyjore në ishullin Evia pranë kryeqytetit grek, ndërsa orët e fundit shumë zjarre po shkrumbojnë prefekturën e Ilias në gadishullin e Peloponezit.
Shkëndija e Tetovës pret të martën, në orën 20:15, në Shkup, Red Bull Salzburgun në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë eliminator të UEFA Champions League. Kuqezinjtë tetovarë kanë një mision thuajse të pamundur, të përmbysin humbjen 3-0 të takimit të parë.
Një banesë është djegur tërësisht pasditen e sotme në fshatin Grecalli të Fierit.
Natalia sheh Omarin të puthet me Marsian. Tereza bën një skandal në sy të gazetarëve duke akuzuar Rexhinën se i ka marrë të shoqin.
Pas Gerard Pique edhe David Silva është larguar nga kombëtarja e Spanjës, ku me anë të një letre publikuar në rrjetet sociale shpjegon arsyet e këtij vendimi.
Pastori amerikan Andrew Brunson është shndërruar në një “mollë sherri” mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, por duket se çështja e tij po shkon drejt zgjidhjes.
Përveç pushimeve, dasmave në vendlindje, emigrantët kthehen në Shqipëri edhe për të rregulluar dhëmbët. Argenta është një prej tyre.
Një përleshje ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Portin e Durrësit, ku prej disa ditësh ka një fluks të shtuar të lëvizjes së trageteve me udhëtarë.
Ndërhyrja e radhës nga Bashkia e Tiranës ka qenë në rrugicat e rrugës së “Kavajës”, ku po punohet për zëvendësimin e linjave të furnizimit.
Standardet e bukurisë ndryshojnë shpesh dhe format e preferuar fizike te femrat e te meshkujt janë në qendër të vëmendjes.
Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Korçë pasi është kapur me një pistoletë pa leje.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i tha Zërit të Amerikës se synimet për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh, janë të gabuara dhe mund të kenë pasoja të dëmshme.
Prej ditësh, Kalifornia është përfshirë nga zjarret e mëdha, nga të cilët me mijëra persona janë evakuuar nga banesat e tyre.
Të gjithë presin Luka Modriçin, por te Interi kanë zyrtarizuar afrimin e një tjetër futbollisti pasditen e sotme. Bëhet fjalë për senegalezin Keita Balde Diao, i cili vjen nga Monaco me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.
Lauren Hemp është bërë autore e një gol, ndoshta më i çuditshmi në historinë e futbollit.
Udhëheqësi suprem i Iranit të hënën hodhi poshtë ofertën e presidentit amerikan Donald Trump për bisedime të pakushtëzuara për të përmirësuar lidhjet e ndërsjellta.
Sibeli hedh një video në internet ku tregon ndarjen nga Rui dhe humbjen e fëmijës. Rubinjoja planifikon me trafikantin marrjen e mallit.
Dy persona janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit nga policia e Vlorës pasi janë kapur me armë zjarri pa leje.
Kriza financiare e një dekade më parë, goditi në zemër të ekonomisë globale, bankat e rëndësishme strategjike në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Për rimëkëmbje u desh kohë dhe pas “goditjes” së madhe të 2008-ës, pati një sërë minikrizash pasuese.
Pas projekteve të fundit muzikore dhe shumë koncerteve në mbarë botën, tashmë është koha për pushime për këngëtaren Dua Lipa.
Një operacion thuajse i pamundur të mbyllet deri të premten në mbrëmje, kur mbyllet edhe merkato në Serie A, por duket se Milani do të provojë deri në minutën e fundit të rrëmbejë serbin Milinkoviç-Savic nga Lazio.
Ndodh ndonjëherë që kafshët, me veprimet e tyre, tregojnë më shumë dhembshuri se edhe vetë njerëzit.
Ndërkohë që Armando Cungu vijon përgatitjet me skaudrën e Kukësit në kuadër të ndeshjes së kthimit të tunit të tretë eliminator të Europa Leagues, ndaj Torpedo Kutaisit, presidenti Gjici vazhdon të përforcojë organikën e ekipit.
Menjëherë pasi Kancelarja Merkel doli kundër zërave për ndryshim të kufijve, e sipas saj nuk mund të ketë rivendosje të kufijve në Ballkan, me anë të një postimi në “Facebook” Presidenti i Kosovës, Thaçi falënderon liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës për përkrahjen e tyre rreth idesë për bashkimin me Kosovën.
Disa nga filmat më të mirë të kinematografisë shqiptare janë realizuar falë talentit të operatorit Ilia Terpini. Tani pas vdekjes së operatorit, që nuk pushoi kurrë së filmuari, i biri ka menduar të mbledhë dhe tregojë gjithë punën e të atit.
Kancelarja Merkel ka dalë kundër zërave për ndryshim të kufijve, e sipas saj nuk mund të ketë rivendosje të kufijve në Ballkan.
Pjesa dërrmuese e bizneseve të vogla në Shqipëri preferojnë të qëndrojnë larg bankave, duke mos marrë kredi për të zgjeruar aktivitetin.
Për abuzimet me ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar janë në procedim penal dy ish-drejtorë rrugësh, Andi Toma dhe Dashamir Xhika.
Vallja e Tropojës është e lashtë sa vet popullsia e kësaj krahine, e është karakteristike vetëm për këtë zonë në veri të Shqipërisë. Për koreografin Skënder Haklaj nuk është madje as valle, është “kcim”, sepse ekziston më herët sesa vallja.
Një suedez është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Murriqanit, pasi iu gjetën 19 pistoleta me vete teksa po tentonte të linte kufirin drejt Malit të Zi.
Shtëpitë e ulëta ndërtuar para viteve 1963 dhe 64 janë më të rrezikuarat nga lëkundjet e Tokës. Inxhinierët e ndërtimit tregojnë se nga tërmeti i fundit këto shtëpi janë edhe më të dëmtuarat për shkak se gjatë ndërtimit nuk janë përdorur materialet e duhura dhe nuk kanë masa mbrojtëse. Të rrezikuara janë edhe shtesat e pallateve të para 1990.
Ujë por me akull, kjo është porosia e shumicës se klientëve që frekuentojnë baret apo lokalet në këto ditë të nxehta gushti. Por kujdes pasi një pjesë e mirë e lokaleve e prodhojnë akullin me ujë nga rrjeti i ujësjellësit pa e filtruar me parë.
Në vitin 2003 ministri norvegjez i peshkimit deklaronte se “Rracat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen”, duke kërkuar jo pak herë largimin e të huajve nga shteti i tij.
Pamjet e rënda, teksa një 24-vjeçare vritet në festën e saj të ditëlindjes janë publikuar nga autoritetet braziliane për të treguar edhe njëherë brutalitetin mes bandave të shtetit latin.
Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet për mbarëvajtjen e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve në fundjavë.
Në një fjalim të mbajtur në Ankara, në 10-vjetorin e Konferencës së përvitshme të Ambasadorëve, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha këtë të hënë se, pret që sulmet ndaj ekonomisë turke do të vazhdojnë.
Nën moton “Tirana: Qytet për fëmijë, qytet për të gjithë”, Bashkia e Tiranës dhe grupi i studentëve nga Universiteti i Harvardit, prezantuan draftin e parë të strategjisë që synon përfshirjen e nevojave të fëmijëve 0-5 vjeç në të gjitha vendimmarrjet e institucioneve bashkiake të planifikimit dhe implementimit urban.
Atletja shqiptare Luiza Gega bëri një paraqitje fantastike në finalen e 3.000 metrave me pengesa për femra, në Europianin e zhvilluar në Berlin, por gjithsesi nuk arriti dot të shpërblehej, pasi mbeti jashtë podiumit në këtë garë.
Ai quhet Armand Duplantis dhe është vetëm 18 vjeç. Atleti adoleshent suedez, qysh në këtë moshë ka arritur të shkruajë emrin e tij në librin e artë të Atletikës europiane dhe asaj botërore.
Wayne Rooney vë Shtetet e Bashkuara nën këmbët e tij. Sulmuesi anglez u bë protagonist i një aksioni të pabesueshëm në minutën e 95-të të ndeshjes që skuadra e tij, DC United, zhvilloi ndaj Orlandos në Major League Soccer, të cilën e fitoi me rezultatin 3-2.
Pak pas orës 11:00, Ritvan Zykaj nën masa të forta sigurie ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë, vendim që pritej të jepej në kohë rekord duke pasur parasysh rrethanat e ngjarjes.
Shtëpia e Bardhë e Donald Trumpit është bërë raciste.
Autoritetet e Durrësit kanë sqaruar incidentin e ndodhur të shtunën në sheshin e trageteve në portin e Durrësit.
“Shumë pronarë të Harley Davidson synojnë të bojkotojnë kompaninë, nëse prodhimi i saj zhvendoset jashtë Amerikës. Shumë mirë!”.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është rritur me 58% numri i bizneseve të reja në sezonin turistik.
Edliri është 19 vjeç, ai sapo ka përfunduar liceun artistik në qytetin e Beratit për pikturë. Busulla e tij e orientimi në pikturë është Leonardo Da Vinci, pasi sipas Edlirit, Da Vinçi nuk është vetëm piktor, por gjithçka-ditës.
AKU ka sekuestruar produkte të skaduara në disa njësi tregtare gjatë kontrolleve në qarqet e Gjirokastrës, Beratit dhe Sarandës.
Kimi Raikkonen duket se do të qëndrojë te Ferrari edhe për dy vitet e ardhshme.
Me rrobat që mbante veshur ditën e masakrës, me të njëjtën veshje me të cilën më pas u vetëdorëzua, Ritvan Zykaj u soll në Gjykatën e Vlorës për të dëgjuar akuzën e prokurorisë për vrasjen e 8 kushërinjve në Resulaj, Selenicë.
Autoritetet marokene të sigurisë kanë deportuar qindra emigrantë nga rajonet bregdetare për në brendësi të vendit.
Ekspertët rekomandojnë që fëmijëve nuk duhet t’u lejohet të kalojnë më tepër sesa një deri në dy orë në ditë para ekraneve.
Një 50-vjeçar i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës ishte dërguar në spitalin rajonal të qytetit për një kontroll rutinë, por u ka shpëtuar punonjësve duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Sot shënohen 17 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni duke krijuar një kornizë për bashkëjetesë ndëretnike
Rafael Nadal rikthehet të fitojë një turne “Masters” në fushë çimentoje pas 5 vitesh.
Plot 12 të vdekur dhe 30 të plagosur, ky është bilanci i aksidentit rrugor që përfshiu një autobus me tifozë të ekipit ekuadorian të Barcelonës së Guayaquilit, skuadra më popullore e vendit amerikano-latin.
Ritvan Zykaj, i cili vrau 8 të afërm të tij, mes të cilëve edhe 2 të mitur, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e arrestit. Por në ambientet e Gjykatës ishin edhe të afërm të Salkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët u vranë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj.
I hutuar dhe me një sy të nxirë është shfaqur 24-vjeçari Ritvan Zykaj në sallën e gjyqit, teksa gazetarët janë lejuar vetëm të filmojnë para nisjes së seancës.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në faqen e tij në Facebook lidhur me masakrën e Selenicës. Teksa kreu i qeverisë poston për turizmin në vend, qytetarët e “masakrojnë” me komente mbi ngjarjen e rëndë.
Koordinatori i Përgjithshëm i Fondacionit për Hulumtime Politike, Ekonomike dhe Shoqërore (SETA) Burhanettin Duran, duke vënë theksin se problemi në marrëdhëniet Turqi-SHBA duhet të zgjidhet me rrugë diplomatike tha se “Me atë që duket diplomacia në këtë fazë do të vazhdojë, por vendosmërinë e Turqisë duhet ta kuptojë SHBA-ja. Turqia nuk është një vend që mund të gjunjëzohet me sanksione dhe kërcënime”.
Një adoleshent ka shpenzuar 15 mijë paund për t’u transformuar si ylli amerikan Kim Kardashian.
Kampioni i botës me Brazilin, Luis Nazario Da Lima (Ronaldo) ka njoftuar fansat e tij të shqetësuar se do të dalë brenda së hënës nga spitali, pasi u shtrua në një prej institucioneve shëndetësore të Ibizas për shkak të një problemi me pneumoninë.
Nacionalistët e bardhë kanë mbajtur një marshim afër Shtëpisë së Bardhë, në Uashington, por janë përballur me një numër të madh kundërprotestuesish.
Banka Qendrore turke njoftoi se është e gatshme të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar stabilitet financiar, pas kolapsit të lirës. Ajo ka premtuar t’u sigurojë bankave të gjithë likuiditetin për të cilin kanë nevojë.
Pas tërmetit të fuqishëm të së shtunës, zona e Dibrës vijon të lëkundet me tërmete më të vegjël.
Ndërkohë që Elizabeta drejton bisedimet për paqe midis kryeministrave të Indisë dhe Pakistanit, një avion rrëzohet në rrethana të dyshimta.
Vonesat në kontrollin e pasaportave, në Aeroportin “Heathrow” të Londrës, i ka lënë pasagjerët në pritje deri në dy orë e gjysmë gjatë muajit të kaluar.
Gara e armatimit mes shumë shteteve, terrorizmi islamik apo konfrontimi me Rusinë e me Korenë e Veriut janë disa nga rreziqet, për të cilat tërheqin vëmendjen ekspertët ushtarakë.
Krahas rregullimit të qendrave urbane, Bashkia e Tiranës po punon edhe për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale. Urbanizimi po prek çdo zonë të kryeqytetit e cila me ndarjen e re administrative-territoriale është bërë pjesë tashmë e Bashkisë së madhe.
Policia e Tiranës ka postuar pamjet në faqen e saj në Facebook, ku sheshi “Nënë Tereza” në orët e vona të natës kthehet në pistë garash. Por policia thotë se sa herë ka aksidente rrugore të gjithë moralizojnë, por në rrugë harrojnë dhe në fundjavë ka garë dhe alkool.
Tereza bie në ujdi me Marion për të shkatërruar Herardon. Almironi i kërkon Ignasios ta bindë Herardon t’i tërheqë publikisht akuzat kundër Sesilias, përndryshe e bija do të vdesë.
Zhoisi lë një takim me Irenën dhe Euzhenioja tensionohet. Silvana lë peng orën e babait të Eurikos për të larë borxhet e bixhozit. Ritinja dhe Rui zbulojnë gjininë e fëmijës.
Prej muajit maj, çmimi i farave të sojës ka rënë me rreth 20% në kuadrin e luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Tarifat rrezikojnë të heqin një treg të rëndësishëm për fermerët amerikanë, ndërsa po ulen edhe fitimet e tyre të cilat janë në rënie të vazhdueshme gjatë pesë viteve të fundit.
Një 26-vjeçar është plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Lolaj.
Më shumë se 250 persona janë lënduar, 5 prej të cilëve në gjendje kritike, pasi një seksion i një skene të drunjtë u shemb në një festival lokal sportivo-muzikor në Spanjë.
Vijon mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin deri pas mesditës, kur vranësirat lokale zhvillohen në zonat malore duke gjeneruar shira afatshkurtër, kryesisht në veri dhe verilindje.
Dita është intensive dhe produktive, keni ide të mira por mbi të gjitha aftësi për t’i konkretizuar pa asnjë sforcim. Përgatituni të merrni komplimentet e skuadrës dhe kolegëve.
Katër persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në një banesë në fshatin Porodinë të Korçës, me qëllim grabitjen.
Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.