Shtëpia e Bardhë, “raciste” nën drejtimin e Trumpit

13/08/2018 12:56

Shtëpia e Bardhë e Donald Trumpit është bërë raciste.

Shtatë muaj pasi Omarosa Manigault Newman u largua nga administrata “Trump”, Shtëpia e Bardhë nuk mundet të identifikojë një afro-amerikan të vetëm që mban një rol drejtues në “West Wing”.

Pas dy ditësh këmbënguljeje të “NBC News”, Sekretarja për Shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders tha se Henry Childs II, një zyrtar i Departamentit të Tregtisë, i cili i është huazuar Shtëpisë së Bardhë nga maji, ka marrë përgjegjësitë e Manigault Newman, si asistente e presidentit dhe drejtor i Komunikimeve për atë zyrë.

Po ashtu, Kelly Anne Conëay, këshilltare e lartë e presidentit Trump, nuk ka mundur të përmendë një zyrtar të vetëm afro-amerikan që punon aktualisht në “West Wing”.

E pyetur nga gazetarët, ajo ka mundur të përmendë vetëm Sekretarin për Strehimin dhe Zhvillimin Urban, Ben Carson, që sidoqoftë nuk punon në Shtëpinë e Bardhë.

Stërmundimi i ndihmësve të Trump për të shpjeguar mungesën e përfaqësuesve afro-amerikanë në Shtëpinë e Bardhë vijnë pas akuzave të bëra nga Manigault Newman, sipas së cilës Trump përdorte fjalën “Nigger” (zezak), pavarësisht se këshilltarët e tij e mohojnë këtë.

Pas largimit të Manigault Newman nga Shtëpia e Bardhë, zyrtarët u thanë gazetarëve se administrata “Trump” ishte e angazhuar të punësonte më shumë afro-amerikanë në pozicione drejtuese, por se kur do ta bëjë këtë, ende nuk dihet.

Top Channel