Çmenduria e Rooney, nga “mbrojtës ekstrem” në asistues goli (Video)

13/08/2018 13:27

Wayne Rooney vë Shtetet e Bashkuara nën këmbët e tij. Sulmuesi anglez u bë protagonist i një aksioni të pabesueshëm në minutën e 95-të të ndeshjes që skuadra e tij, DC United, zhvilloi ndaj Orlandos në Major League Soccer, të cilën e fitoi me rezultatin 3-2.

Duke parë që portieri i DC United ishte në zonën e skuadrës kundërshtare, Rooney vrapoi rreth 60 metra për të ndalur kundërsulmin e Orlandos, e anglezi ia doli mbanë që të marrë pastër topin nga futbollisti kundërshtar, për të avancuar disa hapa e për të pasuar më pas në drejtim të Luciano Acostës, që me një goditje me kokë shënoi golin që vulosi fitoren 3-2 të DC United.

Top Channel