Nacionalistët në marshim, përballen me kundërprotesta para Shtëpisë së Bardhë

13/08/2018 10:18

Nacionalistët e bardhë kanë mbajtur një marshim afër Shtëpisë së Bardhë, në Uashington, por janë përballur me një numër të madh kundërprotestuesish.

Rreth 20 mbështetës të së djathtës ekstreme kanë mbajtur protestën, e cila është zhvilluar një vit pas dhunës në Charlottesville të Virginias, që pati rezultuar me një person të vdekur.

Qindra kundërshtarë të kësaj proteste kanë mbajtur një tjetër marshim aty afër, duke dënuar racizmin. Të dyja palët janë mbajtur larg njëra-tjetrës nga prania e madhe e policisë.

Në marshimin e nacionalistëve ishte planfikuar të merrnin pjesë rreth 400 persona, mirëpo në ditën e protestës kanë marrë pjesë shumë më pak njerëz. Protestat janë shoqëruar me siguri të lartë, ndërsa janë ndaluar të gjitha armët e zjarrit në atë zonë.

Pas gati dy orëve dhe shiut të rrëmbyeshëm, marshimi ka përfunduar dhe protestuesit janë larguar nga zona me automjete të policisë. Grupi tjetër i kundërprotestuesve është mbledhur në një tjetër zonë, duke brohoritur dhe duke mbajtur parulla në duar.

Top Channel