Braziliani Ronaldo ka përfunduar me urgjencë në spital në Ibiza të Spanjës ku ndodhej me pushime.

Mësohet se “Fenomeni” brazilian ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe më pas në spital është diagnostikuar me ftohje të rëndë.

Menjëherë pas evidentimit të problemit shëndetësor, Ronaldo u transferua në klinikën “Nuestra Senora del Rosario”, ku i është nënshtruar terapisë intensive. Gjendja e tij, sipas informacioneve që vijnë nga Spanja, është përmirësuar ndjeshëm.

Ronaldo ndodhej me pushime në Ibiza, ku ka në pronësi edhe një shtëpi.

Top Channel