Audrey dhe Morgan janë dy shoqe të ngushta, të cilat përfshihen padashur në një komplot ndërkombëtar, kur njëra prej tyre zbulon se i dashuri që e ka lënë është në fakt një spiun.

Kate McKinnon dhe Mila Kunis sjellin në ekranin e madh të rrjetit Imperial, komedinë “The spy who dumped me”.

Duke habitur madje edhe veten me guximin për të përballuar këtë situate, dy 30-vjeçaret hidhen në sulm në një udhëtim rreth Europës, duke u maskuar si agjente sekrete në një plan për të shpëtuar botën.

Audienca është e dyzuar kur bëhet fjalë për këtë film.

“Variety” shkruan se performanca e MCKinnon është e mrekullueshme, por filmi ka shumë skena dhune, nëse merr parasysh faktin që është një komedi.

Duke u përpjekur të jetë një komedi argëtuese, një aksion spiunazh dhe triller, “The spy who dumped me” humbet fokusin kryesor, duke mos bërë asnjërën prej këtyre mirë.

Gjithsesi, mbetet një komedi verore që shfaqet në rrjetin e kinemave Imperial që prej kësaj fundjave.

Top Channel