Premier League “pushton” Europën, Aston Villa dhe Unai Emery shkruajnë historinë, pas 44 vitesh
Kukësi ka mbërritur tashmë në Tbilisi ku është akomoduar në hotelin “Radison Blue” për t’u përgatitur për ndeshjen e së enjtes ndaj Torpedos për raundin e tretë të Europa League.
Klubi verilindor po has në pengesa të shumta në vendin baltik për shkak të mospërfilljes së drejtuesve të klubit gjeorgjian, por shqetësimi më i madh për të është çështja e vizave për disa prej futbollistëve. Aktualisht skuadrës i është bashkuar portieri Faton Maloku, i cili ndenji i bllokuar në aeroportin e Tbilisit për 7 ore. Ndërkohë që nuk kanë udhëtuar ende drejt Gjeorgjisë 3 futbollistët e tjerë, valon Ethemim, Edis Maliqi dhe Reginaldo.
Por telashet nuk janë mbyllur këtu për Kukësin që ka shfaqur indinjatën e tij edhe për faktin se skuadra nuk është pritur nga drejtuesit e Torpesdos, ndërkohë që mungoi edhe eskorta e policisë që do ta shoqëronte deri në hotelin ku do të akomodohej.
Kukësi në shenjë proteste për këtë indiferentizëm bëri të ditur ndërprerkjen e çdo kontakti me drejtuesit e Torpedos, si dhe mospjesëmarrjen në drekën zyrtare që organizon skuadra vendase duke vënë në dijeni për të gjithë këtë histori edhe UEFA dhe delegatin e ndeshjes. Në komunikatën e tij, klubi i Kukësit, qe konsideroi të gjithë çfarë po i ndodh si një rast i pastër racizmi, iu drejtua edhe autoriteteve në Shqipëri për vështirësitë që po has në Gjeorgji duke u kërkuar të marrin masat përkatëse.
Top Channel