Tifozëria e Liverpoolit vijon të konfirmohet si një nga më të mirat dhe më entuziastet në botë dhe gjesti më i fundit e thekson më së miri këtë.

Ditën e djeshme, “the reds” zhvilluan një ndeshje miqësore me Torinon në “Anfield Road”, ku fituan me rezultatin 3-1.

Por befasia më e bukur ishte në minutën e 72-të, kur Loris Karius u fut në fushë, duke zëvendësuar portierin brazilian Alisson, që iu bashkua anglezëve këtë verë.

Pavarësisht gafave të gjermanit, që i kushtuan Liverpoolit Championsin në sezonin e kalur, tifozët e “the reds” u ngritën të gjithë në këmbë, duke duartrokitur dhe inkurajuar Kariusin, në momentin që u rikthye në fushë.

Duartrokitjet dhe e famshmja “You will never walk alone”, bënë që Karius të befasohej me atë që i dhuruan tifozët e Liverpoolit, që dukej se e kishin harruar finalen e Kievit.

Top Channel