Thatësira përfshin Australinë, më e madhja në histori

08/08/2018 10:21

Shteti me popullatën më të madhe në Australi, New South Wales, është përfshirë nga thatësira. Moti i thatë ka intensifikuar atë që konsiderohet thatësira më e madhe në histori në pjesë të Australisë.

New South Wales, prodhon rreth një të katërtën e prodhimit bujqësor të Australisë dhe zyrtarisht u shpall si 100 për qind i përfshirë nga thatësira.

Shteti dhe qeveria federale kanë akorduar 576 milionë dollarë australian, ose 430 milionë dollarë amerikanë për ndihma emergjence.

“Të gjithë në shtet shpresojmë të shohim pak shi për fermerët tanë dhe komunitetet rajonale”, tha ministri i Industrisë, Niall Blair. Australia jugore në fakt ka regjistruar vjeshtën e dytë më të thatë që kur regjistrimi I të dhënave ka filluar me një mesatare shiu nën 57 mm. Ndërkohë më pak se 10 mm shi janë regjistruar në disa pjesë të nju South Walles në korrik dhe kushte akoma më të thata janë parashikuar për muajt në vijim.

Të mërkurën, zyrtarët thanë se 25 për qind e territorit të shtetit është në thatësirë intensive me pjesën tjetër në thatësirë ose të prekur nga thatësira. Por, problem nuk kufizohet vetëm Brenda nju South Walles.

Më shumë se gjysma e Queensland fqinj është në thatësirë. Pjesë të Viktorias dhe Australisë jugore po ashtu. Kryeministri i vendit, Malkolm Twrnbull, paralajmëroi të dielën se vendi ishte shndërruar në një tokë të zhuritur.

Top Channel