25/04 14:06
Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë është arrestuar nga policia e Fierit.
Florent Kodhelaj është dënuar me 13 vite burg ,nga Gjykata e Kyparissis Greqi me Vendimin datë 07.06.2017, për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 76,22 i Kodit Penal.
Shtetasi Florent Kodhelaj ka tentuar të vrasë një shtetas grek për motive të dobëta.
Top Channel