Më në fund, Wall Street-i e mori një dhuratë për festa: kishin mbetur vetëm katër ditë aktiviteti dhe më në fund, kur tregjet amerikane të aksioneve arritën të rimëkëmben mrekullisht pas atij që po përshkruhej si dhjetori më i zi për to prej 87 vjetësh.
Presidenti amerikan, Donald Trump i pranoi shqetësimet e sigurisë që rrethuan vizitën e tij në Irak. Për shefin e Shtëpisë së Bardhë ishte mjaft e trisht që ndalesa për t’u takuar me trupat amerikane në vend, duhet te zhvillohej me kaq fshehtësi.
Një bombë ka shpërthyer jashtë një kishe ne lagjen Kolonaqi të Athinës. Shpërthimi që u dëgjua në qendrën e kryeqytetit grek Athinë la të plagosur një efektiv policie, i cili ndodhej me detyre në zonë, si dhe një kalimtar.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se sulmet raketore izraelite në Siri një ditë më parë, kishin kërcënuar drejtpërdrejt dy fluturime civile, raportoi agjencia e lajmeve Interfax.
Pa njoftime zyrtare, mesazhe publike apo deklarata në shtyp, Rihana ka njoftuar në Instagram që albumi i saj i ardhshëm do të publikohet në 2019-ën.
Gjyqtarët në Francë kanë hedhur poshtë akuzat kundër nëntë zyrtarëve të Ruandës, të hetuar për vdekjen e presidentit të vendit në vitin 1994, një ngjarje që shkaktoi një gjenocid që vrau më shumë se 800,000 njerëz në vend, tha një burim gjyqësor.
Irani tha të mërkurën se eksportuesit privatë nuk kanë pasur asnjë problem të shesin naftë iraniane dhe se 3 milionë fuçi bruto mund t’u shiten së shpejti tregtarëve joqeveritarë, njoftoi media shtetërore, pavarësisht sanksioneve të SHBA-ve, që synonin shitjet e naftës nga Teherani.
Kur mësoi ditën e hënë se sfidën përballë Interit do ta arbitronte Paolo Mazzoleni, presidenti i Napolit nuk e fshehu mërzinë, duke pranuar qartë se skuadra e tij nuk ka marrëdhënie të mira me këtë gjyqtar.
Një baba i pikëlluar serbo-boshnjak, i cili u liruar nga paraburgimi të mërkurën, tha se do të vazhdojë të udhëheqë protestat që kërkojnë të vërtetën për vdekjen e djalit të tij, duke sfiduar ndalimin policor.
Një bloger rus, kritik ndaj autoriteteve, u dënua me gjashtë vjet burg të mërkurën, tha avokati i tij, për disa akuza që kritikët thonë se janë të motivuara politikisht.
Dy protagonistët e historisë së kohëve të fundit të Egjiptit u përballën me njëri-tjetrin në gjykatë të mërkurën, kur Hosni Mubarak dëshmoi për herë të parë kundër ish-presidentit të burgosur të Vëllazërisë Myslimane, Mohammed Mursi.
Pas humbjes së javës së kaluar në shtëpi ndaj Leicesterit, Chelsea u rikthye te fitorja, teksa mposhti me rezultatin 1-2 Watforin në transfertën.
Java e 18 e Serie A është mbyllur me superndeshjen e kësaj të mërkure mes Interit dhe Napolit, të luajtur në “San Siro”, e që përfundoi me rezultatin 1-0 të zikaltërve.
Një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, në një ngjarje të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Laprakës, në kryeqytet.
Dy muaj më parë, zyrtarë të lartë të shtetit folën për një paketë antishpifje që do të ndëshkonte deklaratat e pavërteta të politikanëve dhe raportimet fake neës. Sot, ne kemi vetëm një draft të hartuar nga Këshilli i Ministrave, që merr përsipër kontrollimin e portaleve.
Ambasadori i OSBE në Tiranë, në lidhje me nismën e Ramës se do të çojë në gjykatë çdo akuzë të rreme ndaj tyre, Bernd Borshard thotë se problemi kryesor është pronësia e medias dhe vetëcensurimi.
Idesë së dënimit të shpifësve pofesionistë kryeministra Rama iu rikthye në vjeshtën e këtij viti. Bëhej fjalë për premtimin e tij vjetër, se do të detyrojë me ligj zyrtarët të çojnë në gjykatë çdo akuzë të rreme ndaj tyre.
Ndëshkimi i shpifsëve ka qënë një synim i kahershëm i kryeministrit Edi Rama. Më të ardhur në pushtet, Rama ndërmori një nismë ligjore për kriminalizimin e atyre që i quante shpifës profesionist.
Në vitin 2010, ish deputeti socialist Asllan Dogjani akuzoi atë demokrat Fatos Hoxha, për shkak të një fjalimi që ky i fundit kishte mbajtur në Kukës dhe që ishte transmetuar në një televizionin vendor. Hoxha e quante Dogjanin si bashkëpunëtor të Aldo Bares.
Personi më i akuzuar si shpifës, por që nuk është dënuar kurrë, është ish kryeministri Sali Berisha. Gjatë viteve 2008-2010, një numër politikanësh dhe biznesmenësh i janë drejtuar Gjykatës së Lartë për të ndëshkuar Berishën, për akuzat pafund që ai hidhte nga foltorja e parlamentit.
Dekriminalizimi i shpifjes ende nuk është në planet e qeverisë. Dokumentat që Top Story disponon tregojnë se përballjet në gjykatë janë një sfidë për kryeministrin.
Ambasadori Bernd Borshard, në një intervistë për Top Story, insiston se dënimi me shpifje nuk duhet të jetë në Kodin Penal.
Me ardhjen e demokracisë, në vitin 1991, ligji 55 në rendin e ri, përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, u sanksionuan në Kodin Penal dhe Civil si “shpifje”. Ligji përcaktonte dënimin me gjobë e deri në 3 vite burg.
Në vitin 1961, Uran Kostreci ishte një mësues i gjuhës shqipe në fshatin Mollas të Elbasanit. Asokohe, si një 23-vjeçar, trillimet e rinisë ai i hidhte në copa letrash.
Presidenti Donald Trump, në mënyrë të papritur dhe surprizuese ka vizituar këtë të mërkurë trupat amerikane të dislokuara në Irak, në atë që shënon udhëtimin e tij të parë tek ata që shërbejnë në ushtri që prej zgjedhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, dy vite më parë.
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal me pronat në një nga zonat më të bukura të Shqipëri; plazhin e Palasës në Himarë. Një familje, e cila ka një pronë në këtë zonë po sorollatet prej vitesh nga institucionet shqiptare. Autoriteti Rrugor Shqiptar projekton një rrugë në atë zonë, por firma zbatuese “Gjikuria”, e ndryshoi projektin dhe e kaloi rrugën sipër pronës së familjes Pustina. Çështja shkoi deri në gjykatë, e cila i dha të drejtë kësaj familje.
Juventusi vendosi të mos ndikohej nga varësia prej Cristiano Ronaldos, duke i kursyer portugezit formacionin titullar në Bergamo, por pati nevojë pikërisht për të që të shpëtonte nderin përballë Atalantës.
Manchester City humbi 2-1 në transfertë ndaj Leicester Cityt, duke rrëshqitur tani i treti në hierarkinë e Premier Leagues.
Presidenti Hashim Thaçi iu është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës rreth arritjeve të këtij viti, duke thënë se mbetet sfidë arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Sipas tij, kjo marrëveshje do të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë, me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.
Pazari për darkën e fundvitit ka nisur. Prej disa ditësh çifti Cenko dalin herët në mëngjes për të blerë produktet që ju duhen për festa. Atmosfera në familjen Cenko ndihet që në hyrje të shtëpisë.
Në tregun e fruta perimeve në Fier duket sikur nuk po afron nata e ndërrimit të viteve.
Shqipëria vazhdon të ushtrojë masa të forta në kufi mbi udhëtimin e fëmijëve, të cilët edhe nëse lëshohet një prokurorë përfaqësimi nuk mund të largohen jashtë vendit të pashoqëruar nga njëri prej prindërve, apo rrethi i ngushtë familjar.
Një ngjarje aksidentale gjatë orarit të punës i ka marrë jetën një 35-vjeçari nga Patosi.
Një 17-vjeçare dhe një 23-vjeçar janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në zonën e Laprakës, teksa raportohet se minorenja ndërroi jetë në ambientet e spitalit.
Pak ditë më parë, pas kthimit nga Turqia, efektivja që u plagos në protestën e banorëve të “Astirit” Ina Nuka është pritur nga Kryeministri Edi Rama dhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Këshilli i Ministrave ka vendosur rritjen me 2000 Lekë të pagës minimale, duke e çuar nga 24,000 Lekë për 174 orë pune në muaj, në 26,000 Lekë
Eraldo Rexho dhe Frida Avdo ishin të ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur mbi fushatën e fundvitit “Babagjyshi Sekret”.
Marisa Murtezi, vajza e talentuar nga Kosova , ishte sot një nga të ftuarat e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në 5”, në Top Channel.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha para deputetëve se mbështet ekipin e ri negociator dhe pret unitet nga spektri politik kosovar.
Në fund të vitit bëhen gjithmonë bilance dhe bilanci më i rëndësishëm është ai i ekonomisë dhe financave. Për të bërë një analizë të përmbledhur, e sa më të kuptueshme në terma, në studion e Top Talk ka qenë i ftuar Profesor Adrian Civici, ekspert ekonomie dhe financash.
Nata e Krishtlindjes në NBA rezervoi sfidën më të shumëpritur nga admiruesit e basketbollit amerikan, derbin kalifornian mes Los Angeles Lakers dhe Golden State, në “Oracle Arena”.
Paris Saint-Germain sheh një rreze drite në fund të tunelit, për sa i përket çështjes së rregullit të “Fair Play”-t financiar. Kjo, falë pjesëmarrjes së tij në Champions League.
Në studion e “Top Talk”, eksperti i ekonomisë dhe financave, profesor Ardian Civici, ka dhënë edhe 3 risqet për ekonominë shqiptare për vitin e ardhshëm.
Një çift në Britaninë e Madhe që mendoi se shtëpia që gjetën ‘shtëpinë e ëndrrave’, tashmë thonë se janë të acaruar nga zhurmat e fqinjëve, që jetojnë sëbashku me 11 fëmijë.
14 Shkurtin e vitit të ardhshëm, Valentino Rossi do të festojë 40-vjetorin e tij të lindjes, por kjo nuk e pengon pilotin italian të MotoGP-së që të vijojë garimin në këtë botëror.
Partia Demokratike ka reaguar ndaj Bashkisë Tiranë, e cila hidhte poshtë pretendimet e PD për devijim të lumit të Lanës për një projekt luksoz rezidencial.
Në studion e “Top Talk” është biseduar edhe për nivelin e lartë të çmimit të karburantit në vend, ku rritjet reflektohen menjëherë, ndërsa ulja e çmimit është thuajse inekzistent.
Policia e Shtetit ka publikuar listën e 31 personave më të kërkuar në Qarkun e Shkodrës, shoqëruar edhe me skedat e tyre.
“Top Talk” është fokusuar këtë të mërkurë tek ekonomia, ku pjesë e panelit ka qenë eksperti i ekonomisë, profesor Adrian Civici.
Aplikimi online për provimet e maturës shtetërore të vitit 2019, do të nisin që në muajin janar, ndryshe nga vitet e mëparshme kur zhvilloheshin në muajin mars.
Paul Pogba vazhdon të festojë në maksimum për Krishtlindjen.
Cristiano Ronaldo, Antoinne Griezman e Kylian Mbappe janë futbollistët kandidatë për të fituar çmimin e Futbollistit më të mirë të vitit në edicionin e 10 të Globe Soccer Award, ceremonia e të cilit do të mbahet në Dubai në 3 janar të vitit të ardhshëm.
4.75 miliardë paund mendohet të shkojnë shpenzimet e britanikeve për blerjet e festave të fundvitit, me miliona vetë të përqendruar tek shitjet online e mijëra të tjerë që janë vënë në radhë pas mesnatës në qendrat tregtare dhe dyqanet anembanë vendit.
Viti që vjen pritet të sjellë një hov të ri për makinat elektrike. Prodhuesit e automjeteve kanë shënuar një progres të rëndësishëm në zhvillimin e tyre.
Neymar mund të kthehet te Barcelona. Është ky një lajm që po qarkullon shpesh në media, por në orët e fundit kanë dalë në dritë disa detaje që të lënë te kuptosh se kjo lëvizje mund të bëhet realitet.
Bashkia e Tiranës sqaron se në gjurmën e lumit Lana, në pjesën perëndimore të qytetit, nga ura e shkollës Teknologjike deri ku kryqëzohet me Unazën e Re, nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi dhe se Plani i Përgjithshëm Vendor i qytetit të Tiranës nuk ka ndryshuar.
Fundi i këtij viti shënon edhe mbylljen e pikave të basteve dhe lotove në Republikën e Shqipërisë, në bazë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave.
Edhe pesë ditë kanë ngelur nga mbyllja përfundimtare e lojërave të fatit, dita e fundit e vitit është dhe afati i fundit. Në qytetin e Vlorës ende vijojnë të jenë të hapura pjesa me e madhe e tyre.
Sipas shifrave të fundit të INSTAT, eksporti i tekstileve dhe këpucëve u rrit me bazë vjetore me 2,9 pikë përqindje në nëntor, por biznesi fason thotë se zhvlerësimi i euros i ka zeruar fitimet e tyre.
Skandali i kompanisë guackë Dunwell Haberman thellohet më tej.
Gati 10 ditë pasi studentët nisën protestat duke kërkuar rritjen e buxhetit për arsimin, qeveria ka miratuar një dokument zyrtar që jo vetëm nuk i rrit financimet publike në arsim, por parashikon uljen e tyre në raport me prodhimin kombëtar gjatë tre viteve të ardhshme.
Qeveria miratoi Paketën për Universitetin ku përvec 8 kërkesave të studentëve janë të përfshira edhe disa pika të tjera që të paraqitura nga Kryeministri gjatë takimeve në fakultete. Përgjysmimi i tarifës do të nisë që nga ky vit akademik.
Kremlini njoftoi se ushtria ruse ka testuar me sukses një armë të re hipersonike.
Historiani Allan Lichtman, ishte ndër të paktet njerëz që parashikuan fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet e vitit 2016. Tani ai parashikon një Impeachment në vitin 2019.
Japonia do të jetë e lirë të gjuajë balena për qëllime tregtare duke nisur nga muaji korrik. Lëvizja që pritet të tërheqë kritika të mëdha globale, vjen bashkë me njoftimin e Tokios se do të tërhiqet nga Komisioni Ndërkombëtar i Gjuetisë (IWC), organizmi i ngarkuar me ruajtjen e balenave.
U deshën më pak se 24 orë që të gjitha pemët e Krishtlindjes, dritat dhe këmbanat të hiqeshin nga një kompleks zyrash dhe dyqanesh në qytetin kinez të Nanyang-ut.
Milani vazhdon të mos shënojë në Serinë A.
Presidenti Donald Trump dhe e shoqja Melania i uruan amerikanëve krishtlindjet përmes një video të postuar në faqen online të Shtëpisë së Bardhë.
Një çift britanikësh, të cilët ishin të lidhur që prej tetë vitesh, kishin pak kohë që ishin shpërngulur në Australi, ku djali, Jason Francis, 29 vjeç, luante me një ekip futbolli.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mblodhi krerët më të lartë të shtetit dhe anëtarët e Ekipit Negociator për të unifikuar qëndrimin e shtetit të Kosovës për procesin e dialogut final Kosovë-Serbi.
Me ndihmën e kompanive private, Bashkia e Tiranës shpërndau sot dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ata që vijnë nga familje në nevojë në Qendrën Sociale Multidisiplinare në Bulevardin “Zogu I”, për t’i krijuar edhe atyre mundësinë që të festojnë si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë.
Kryeministri Edi Rama tha se nëse protestat e studentëve vazhdojnë edhe pas Paktit për Universitetin, ai do ta udhëheqë atë protestë.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i konsideroi mashtrime premtimet e reja të Edi Ramës për studentët, të cilat kryeministri i prezantoi në një konferencë për shtyp paraditen e së mërkurës.
Tri gjyqtare shqiptare certifikohen nga FIFA. Fatjona Borova, Erinda Kume dhe Emanuela Rusta, janë zyrtarisht treshja e parë e gjyqtareve femra nga Shqipëria me stemën e FIFA-s.
Fatjon Plaku këtë fundvit vjen me një dhuratë të veçantë , me një album fotografik, që e ka titulluar”HomeLand”.
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat ka bërë të ditura vendimet që ka marrë qeveria në lidhje me 8 kërkesat e studentëve.
Ndërsa një pjesë e mirë e kampionateve më të rëndësishme të Evropës kanë nisur pushimet dimërore, Serie A dhe Premier League do të vijojnë të luajnë.
Një ditë pasi kryeministri Edi Rama foli për reflektim dhe vetëkorrigjim, njerëzit e medias gjykojnë se studentët nuk janë i vetmi problem i qeverisjes së Edi Ramës.
Nëse doni begati dhe fat për vitin e ri, duhet ta nisni nga tavolina.
Kryeministri Edi Rama publikoi vendimet e Këshillit të Ministrave në një konferencë për shtyp paraditen e së mërkurës.
“Të dënuar me shpifje”, është kjo tema që Top Story do sjell sonte në Top Channel, në orën 21:00.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbledhjen e qeverisë ditën e sotme.
Partia Socialiste do të mbledhë të premten Asamblenë Kombëtare.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kompanitë importuese të derivateve të naftës për rritjen e çmimit në treg.
Ekonomia gjermane ka përjetuar një periudhë të gjatë lulëzimi ekonomik. Por, perspektiva për të ardhmen nuk është dhe kaq e mirë, e pohuar kjo nga vetë Presidenti i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe të Industrisë.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka investuar në rrjetin e ri të kanalizimeve në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke i dhënë fund problemeve të banorëve të kësaj zone.
Lindsey Pelas ka postuar një foto shumë provokuese për ndjekësit e saj në Instagram me rastin e Krishtlindjes.
2018 u quajt Viti i Gruas në Shtetet e Bashkuara, pasi një numër rekord grash u zgjodhën në organe legjislative kombëtare, shtetërore e vendore në mbarë vendin.
Gjatë periudhës së festave të fundvitit, shumë femra kanë vendosur të vishen me kostumin bardhë e kuq të babagjyshit të Vitit të Ri, por me një stil pak më ndryshe.
Prej vitit 2002 rreth 330 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë kanë marrë nënshtetësinë e një vendi anëtarë të Bashkimit Europian.
Kuvendi i Kosovës zhvillon sot seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e përgatitur nga qeveria për dialogun me Serbinë.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të martën se mbyllja e pjesshme e qeverisë federale do të zgjaste derisa të plotësohet kërkesa e tij për fonde për të ndërtuar një mur në kufirin mes Amerikës dhe Meksikës.
Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi Siçilinë në pjesën përreth vullkanit më aktiv të Europës, Etna, duke plagosur të paktën 30 persona.
Pas shumë zhurmash, është i njëjti, Sean Bailey, shef i produksionit kinematografik të Disney-it, i cili ka konfirmuar zyrtarisht që shtëpia kinematografike po punon për një ribërje të “Piratëve të Karaibeve”, sagës aventuriere me protagonistin historik Johnny Depp.
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani prezantoi një buxhet shtetëror prej 47 miliardë dollarësh, me shpenzime më të larta për grupet me të ardhura të ulëta, duke thënë se sanksionet e SHBA do të ndikojnë në jetën e njerëzve dhe rritjen ekonomike, por nuk do ta gjunjëzojnë qeverinë.
Në luftë kundër pushtetit të korruptuar, i cili e shtrëngon popullin të konformohet, mbërrin heroi “Adrian”, ose Adriano Celentano, si personazh filmi vizatimor.
Presidenti turk Tayyip Erdogan ka ftuar homologun e tij amerikan, Donald Trump të vizitojë Turqinë në vitin 2019, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë në fillim të kësaj jave.
Aktori i famshëm Amerikan Kevin Spacey do të akuzohet për agresion seksual në dëm të një djali 18-vjeçar, pasi dhuna është denoncuar nga mamaja e djalit, Heather Unruh, ish spikere e një televizioni të Bostonit.
Një akademik iraniano-britanik, i cili ishte arrestuar në Iran me akuzat për mosrespektim të çështjeve të sigurisë, është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar, njoftuan mediat të martën.
Policia shpërndau me vështirësi aktivistët e mbledhur në sheshin qendror në qytetin veriperëndimor serb të Banja Lukës të martën, pas arrestimit të një njeriu që kishte udhëhequr protestat duke kërkuar të vërtetën për vrasjen e djalit të tij.