Presidenti i Iranit prezanton buxhetin e ri: Sanksionet amerikane na dëmtojnë, por nuk na gjunjëzojnë

26/12/2018 03:53

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani prezantoi një buxhet shtetëror prej 47 miliardë dollarësh, me shpenzime më të larta për grupet me të ardhura të ulëta, duke thënë se sanksionet e SHBA do të ndikojnë në jetën e njerëzve dhe rritjen ekonomike, por nuk do ta gjunjëzojnë qeverinë.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nxori Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje shumëpalëshe bërthamore me Iranin në maj dhe rivendosi sanksione mbi Teheranin, duke përfshirë edhe industrinë e tij jetike, atë të naftës.

“Qëllimi i Amerikës është të gjunjëzojë sistemin Islamik të Iranit dhe do të dështojë në këtë pikë, por sanksionet pa dyshim do të ndikojnë në jetën e njerëzve, në zhvillimin dhe në rritjen ekonomike të vendit”, tha Rouhani në një fjalim në parlament televizion.

Ai dha vlerën e projekt-buxhetit të balancuar nominalisht, duke përjashtuar shpenzimet e ndërmarrjeve shtetërore, në rreth 4,700 trilion leva për vitin e ardhshëm iranian, i cili fillon më 21 mars.

Top Channel