Një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, në një ngjarje të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Laprakës, në kryeqytet.

Policia, në njoftimin e saj për mediet, raporton se e vrarë ka mbetur shtetësja 17-vjeçare B.Gj., ndërsa i plagosur shtetasi E.B., 23 vjeç.

Pas hetimeve paraprake, policia ka mundur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin e ngjarjes, por për arsye hetimore nuk jep asnjë detaj mbi të.

  Plagoset me armë në Laprakë, ndërron jetë në spital 17-vjeçarja

Ngjarja dyshohet të ketë ardhur për motive të dobëta, ku autori qëlloi me armë zjarri ndaj dy shtetasve që ndodheshin në një automjet në zonën e Laprakës.

Në vendngjarje u regjistruan dy të plagosur, por 17-vjeçarja ndërroi jetë në spital, ndërsa 23-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se po vijon punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Top Channel