Një 17-vjeçare dhe një 23-vjeçar janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në zonën e Laprakës, teksa raportohet se minorenja ndërroi jetë në ambientet e spitalit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:17, në Laprakë, ku janë qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dy të rinj.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy të plagosurit, Briselda Gjikola, 17 vjeçe dhe Erjon Benga u dërguan në spital me urgjencë për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Por fatkeqësisht 17-vjeçarja Briselda Gjikola nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ndërkohë që 23-vjeçari Erjon Benga ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetari i Top Channel, Eni Ferhati, raporton se dyshohet se viktimat kanë qenë në makinë, kur dy persona janë afruar dhe i kanë qëlluar me armë. Autorët më pas janë larguar mes pallateve, duke përfituar nga errësira për t’u fshehur.

Policia po vijon hetimet rreth ngjarjes e po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar e ku ka disa biznese me kamera, regjistrimet e së cilëve janë sekuestruar nga ana e policisë.

“Në përditësim”

Top Channel