Pas humbjes së javës së kaluar në shtëpi ndaj Leicesterit, Chelsea u rikthye te fitorja, teksa mposhti me rezultatin 1-2 Watforin në transfertën.

Belgu Eden Hazard ishte protagonist për “Blutë” e Londrës, duke shënuar të dy golat, fillimisht në minutën e parë shtesë të 45-minutëshit të parë dhe më pas golin 3-pikësh në pjesën e dytë.

Nga ana tjetër, vendasit u përpoqën shumë të mos dalin pa pikë dhe barazuan njëherë rezultatin me anë të Pereyras, por nuk arritën të bëjnë më shumë përballë të besuarve të Maurizio Sarrit.

Më herët, Arsenali nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Brightonit, teksa avantazhit fillestar të Aubameyang iu përgjigj sulmuesi vendas Locadia në minutën e 35-të të takimit.

Pas kësaj jave, Chelsea rikthehet në zonën Champions, duke parakaluar Arsenalin dhe duke shkuar në kuotën e 40 pikëve, por gjithsesi shumë larg Liverpoolit që kryeson me 51 pikë.

Top Channel