Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare: Për të qenë i denjë për Milanin duhet të fitosh, Leao nuk e kupton potencialin e tij 01/05 01:54
Neymar mund të kthehet te Barcelona. Është ky një lajm që po qarkullon shpesh në media, por në orët e fundit kanë dalë në dritë disa detaje që të lënë te kuptosh se kjo lëvizje mund të bëhet realitet.
Bëhet fjalë për një klauzolë në kontratën e brazilianit që hyn në fuqi që nga viti 2020. dhe që u zbulua nga e përditshmja spanjolle AS.
Sipas kësaj klauzole çdo klub mund të blejë kartonin e Neymar nga Paris Saint Germain për vlerën e 160 milionë Eurove dhe në këtë pikë Barcelona është në pole position për të marrë brazilianin.
Top Channel